Statuja për Karla Brunin ndez debate në Francë
Share
Provinca e Nogent-Sur-Marne në Francë, në të cilën ndodhet një komunitet i rëndësishëm italian, ka vendosur që të ngrejë një statujë për Zonjën e Parë, Karla Bruni. Statuja prej bronzi do të jetë 2 metra e lartë dhe do të kushtojë 80 mijë euro. Motivi: homazh i komunitetit italian për Brunin. Por, kjo iniciativë ka ngjallur debate të shumta në Francë, sidomos tek kundërshtarët e Sarkozisë. Sipas këtyre të fundit, kjo është një iniciativë për të kuruar imazhin e presidentit aktual dhe një ekzagjerim, pasi Bruni nuk ka ndonjë kontribut të veçantë për ti bërë një bust.