E Shtunë, 31 Tetor 2026

U grabiste para, prangoset “Mashtruesi i Pleqve”

Denoncimi i fundit në drejtim të 49 vjecarit ka ardhur nga një 77 vjecar. Mashtruesi i ishte paraqitur në banesë si ndërtues pallatesh duke i bërë ofertë për blerjen e banesës së tij. Me pas i moshuari vereu se i mungonin ne shtepi 400 mije lek 

DURRES-Arrestohet grabitësi i të moshuarve në qytetin e Durërsit. Ferit Saliu 49 vjec hiqej si biznesmen apo si sekser banesash dhe me anë të mashtrimeve realizonte vjedhjen e qytetarëve. Viktimat e tij ishin kryesisht të moshuarit. Polica e identifikoi Ferit Saliun si autor të ngjarjeve të fundit të grabitjes së banesave në Durrës, me anë të gjurmët të gishtave që ai kishte lënë në disa banesa. Denoncimi i fundit në polici në drejtim të 49 vjecarit ka ardhur nga një 77 vjecar, të cilit në datën 1 mars, Saliu i ishte paraqitur në banesë si ndërtues pallatesh duke i bërë ofertë për blerjen e banesës së tij. Gjatë kësaj kohe 77 vjecarit H.S, i kishin humbur në shtëpi rreth 400 000 lek. Pas këtij denoncimi dhe gjetjes së gjurmëve të gishtave në disa banesa të grabitura në Durrës, policia e arrestoi në Tiranë me nofkën “Mashtues i Pleqve”, në momentin kur po dilte nga banesa e tij në Rrugën e Dibrës.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›