Fillojnë zgjedhjet presidenciale në Sllovaki
Bratisllavë - Sllovakët filluan sot zgjedhjet presidenciale, që diskutohen ndërmjet shtatë kandidatëve, ku presidenti aktual Ivan Gasparoviç mbetet një prej pretendentëve kryesorë, citon AFP. Në këto zgjedhje marrin pjesë më shumë se katër milionë votues. Sipas sondazheve Ivan Gasparoviç, 67 vjeç, mbetet kandidati i parë për fitimin e këtyre zgjedhje, ndërkohë që Iveta Radovica, 52 vjeçe, është kundështarja kryesore e tij.