Sanatorium, dera qe ndan jeten nga vdekja
Qendra Spitalore Universitare, "Shefqet Ndroqi" mban perkrenaren e dhimbjes ne kete dite te acarte janari. Numri i personave te infektuar me virusin A/H1N1 sa vjen e rritet. Nga dita ne dite me shume persona kane nevoje te thithin oksigjen artificial.
Situata
Ne hyrje te sanatoriumit te ze syri familjare te pacienteve te cilet te hedhin shikime te trishte, te perhumbur, te frikesuar.... E ndersa pacientet i jane nenshtruar terapise intensive per shkak te virusit i cili ka mberthyer te gjithe boten, familjaret e te infektuarve me virusin A, mbeshtesin shpresen e tyre ne lutje, dhe presin. Roja, nje burre i thinjur, lekundet ne vendimin per te zbatuar orarin e vizitave. Ai duket nje burre i fisme, disa i toleron dhe lejon qe ata te hyjne brenda ne spital. "Hyni, s'ka gje. Por mos beni zhurme ju lutem, sepse orari i vizitave nuk eshte tani", thote, ndersa nje renkim i del nga brenda. Nuk dihet nese e ka nga lodhja apo nga meshira qe ndjen tek shikon gjithe keta njerez qe i luten t'i lejoje per te vizituar te afermit e tyre. Gjithsesi, falenderimet i shkojne pa kursim nga cdonjeri qe arrin te hyje.
Te semuret
Dera e reanimacionit hapet. Bluza te bardha hyjne dhe dalin pa pushim. Por, drejt tyre nuk adresohet asnje lajm. Syte e enjtur tregojne qarte se ata kane kaluar nete pa gjume. Pritja e tyre eshte e gjate, por nuk heqin dot dore sepse shpresojne. Brenda salles se reanimacionit, mjeket, infermieret, pastruesit...cdokush qe hyn duhet te mbaje nje maske per mbrojtjen nga ajri qe thith. Nje infermiere perpiqet te drejtoje masken e oksigjenit te nje pacienti, pasi duket se nga pozicioni qe ka zene i eshte menjanuar. Predispozita per t'u perkujdesur per te semuret ne gjendje kritike eshte e larte. Infermieret shpejtojne hapin per te dhene ndihmen e tyre. Cdo veprim nga bluzat e bardha behet shume kujdesshem dhe me shume perkushtim.
Te infektuarit me virusin AH1N1 lengojne ne shtreterit e spitalit. Me e forta zhurme krijohet nga trokitja e hapave apo perplasja e ndonje dosje qe mban te dhenat e pacienteve. Te infektuar me gripin e derrit jane shume pak, por jane aq shume per te qene te denuar me nje semundje qe nuk dihet ku do drejtoje. Ndersa minutat kalojne, pritja behet me e padurueshme sepse dhimbja rrit permasat e saj. Ku do ti shpjere valle fati gjithe keto fryme qe luftojne trimerisht me vdekjen?
Te afermit
Ne katin e dyte, perballe deres se reanimacionit qendrojne grupe njerezish qe presin. Nder personat qe jane ne korridor diference ben nje vajze rreth 25-vjece. Ne veshjen e saj dominon ngjyra violete, ndersa hijshem i vezullon makijazhi i bere me kujdes. "Kam vellain te shtruar, por shyqyr Zotit nuk ka gripin e derrit", shprehet Arta, motra e nje te semuri ne sanatorium. Dhe, ndersa falenderon Zotin qe vellai do te sherohet shume shpejt, prane saj me lot te ngrire, te aferm te semureve me gripin e derrit presin me ankth ndonje lajm nga mjeket. Ata refuzojne te flasin. E vetmja gje qe bejne eshte levizja ne menyre te pavullnetshme nga njeri cep i korridorit tek tjetri. Akoma nuk kane ndonje te dhene nese te semuret do t'i shpetojne kthetrave te pameshirshme te vdekjes. Te afermit e pacienteve nuk largohen nga korridori. Mjeke, infermiere, pastrues...kalojne pa u ndiere. Dera e reanimacionit, nje dere me ngjyre te zbehte, ndan dy bote qe i bashkon shpresa.
Te prekurit
Te dhenat tregojne se numri me i madh i mostrave eshte marre ne grupmoshen 15 -24 vjec ku dhe vihet re dhe numri me i madh i rasteve te konfirmuara. Mosha mesatare e rasteve te prekura ne total eshte 23 vjec.
Perhapja
pothuajse te gjitha rrethet e Shqiperise kane shenuar nga nje rast te ri me gripin e derrave. Keshtu, fundjaven e kaluar kane qene 19 qytete te cilat kane pasur persona te prekur nga ky virus, kurse dje rezultojne se kane qene 21 qytete.
Drilona Nokshiqi