E Diel, 1 Nëntor 2026

Kursi i kembimit, dollari amerikan forcohet ndjeshem kundrejt lekut

TIRANE- Luhatje te ndjeshme ne kursin e kembimit. Brenda pak diteve, dollari eshte forcuar ndjeshem, si kundrejt euros ashtu edhe monedhes vendase, lekut, nderkohe qe euro ka humbur me shume se 1 pike. Keshtu, ne agjencite e kembimit, monedha amerikane blihet me 97.5 leke dhe shitet me 98.1 leke, ndersa euro kembehet me 137.9 leke ne blerje dhe me 138.4 leke ne shitje. Kambistet shpjegojne se forcimi i dollarit eshte si pasoje e ecurise se bursave nderkombetare. Ne keto te fundit, euro eshte dobesuar, duke u kembyer me 1 dollar e 41 cent. Forcimi i dollarit eshte nje lajm i mire per te gjithe klientet e bankave qe kane marre kredi ne euro, pasi ne kete moment ata paguajne me pak. Per sa i perket ndikimeve te tjera ne ekonomi, ato pritet te jene minimale, duke pasur parasysh se shkembimet tregtare me SHBA-ne jane te ulta dhe ekonomia jone eshte e orientuar drejt euros.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›