E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yjet qe ndrijne edhe ne qiellin e humanizmit

Albert Vataj
Pikellim, lote dhe kushtrim i ndjenjave humanitare. Ky fill trishtimi ka zgjuar boten e madhe te artit te behet jo vetem pjese e pikellimit por edhe e ndihmes per te mbijetuarit e termetit te Haitit. Dhjetera emra te medhenj te muzikes dhe kinemase kerkuan nga bota te jepnin sa me shume qe ishte e mundur ne mbeshtetje te viktimave te termetit ne Haiti. Thirrja u be gjate spektaklit te bamiresise te drejtuar nga aktori Xhorxh Kluni dhe rreperi i lindur ne Haiti, Viklef Xhin.
Shfaqja titullohej "Shprese per Haitin tani" dhe ne te moren pjese mbi 100 emra te medhenj, te cilet interpretuan ne Nju Jork, Los Anxhelos dhe ne Londer. Spektakli u ndoq permes televizionit, internetit dhe telefonave celular ne gjithe boten. Yjet me te medhenj te botes se artit dhe spektaklit jane mbledhur ne nje "Shprese per Haitin tani". Tre koncerte te medha, te njekoheshme, ne Nju Jork, Los Anxhelos dhe Londer dhe mbi 100 yje kane deshmuar nje solidaritet te pashoq ne mbeshtetje te te mbijetuarve te termetit apokaliptik qe goditi Haitin. Eshte fare pak te percjellesh emocionalisht kete humanizem dhe shpirdhembje qe treguan ata. Shpresa se bota ka ende ndjenja, deshmohet nga ky solidaritet. Lotet e Haitit kane pikelluar mbare njerezimin. Viktimat kane mevetesuar nje tjeter vemendje te te gjitheve per te besuar se fatkeqesive te natyres, nuk mund t'i shpetoje askush dhe mund t'ia dalim te gjithe se bashku. Ata kane pritur telefonatat e fansave te tyre, te cilet jane bere pjese e ketij solidariteti. Nje gjest sa i jashtezakonshem aq dhe i admirueshem ka bere qe keto biseda telefonike te ishin edhe realizimin e endrrave te shume fansave per te komunikuar me yllin e tyre te preferuar. Kjo maratone telefonike, koncertesh dhe interneti, konsiderohet te jete nga perkushtimet me te medha te solidaritetit qe njerezit e artit kane deshmuar ne raste fatkeqesishe natyrore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›