Sanchez në krizë, 1320 minuta - 3 gola

Alexis Sanchez po kalon në një krizë këtë edicion. Ish ylli i Udineses i transferuar për 40 milion euro në Barcelonë është një nga më të kritikuarit në media për formën e tij te Barcelona.
Sanchez në ndeshjen e djeshme ndaj Malagës ishte fajtori kryesor për Barcelonën duke huqur dy raste tejet të volitshme duke dështuar pothuajse pranë portës së zbrazur.
Në këtë edicion, Sanchez ka shënuar vetëm 3 gola nga 1320 minuta lojë. Dy gola ndaj Cordobës dhe një ndaj Benfikës janë golat e vetëm që Sanchez i ka shënuar për Barcelonën.
Pavarësisht kësaj, Tito Vilanova i ka ofruar mbështetje yllit kilian duke thënë se golat për të shumë shpejtë do të vijnë.
/>