United edhe 1 vit pa Fletcher

Manchester United ka marrë lajm të keq sot pasi që mesfushori i skuadrës, Darren Fletcher do të jetë jashtë fushaver deri në edicionin tjetër.
Klubi në një deklaratë zyrtare ka deklaruar mungesën e Fletcher deri në edicionin tjetër. Sipas deklaratës, Fletcher do ti nënshtrohet një operacioni pas problemeve në stomak.
Edhe ashtu Fletcher këtë edicion pati vetëm dy paraqitje për skuadrën për shkak të të njëjtave probleme./Indeksonline/