Vizat, Lopez: KE verifikim për Ballkanin brenda prillit
BRUKSEL- Komiteti për Lirinë, Drejtësinë dhe Cëshjtet e Brendshme në Parlamentin Europian i ka kërkuar Komisionit Europian që të përfundojë punën me misionet e verifikimit për heqjen e vizave me vendet e Ballkanit përpara se Parlamenti Europian të nisë punën për propozimin e ri deri në muajin prill.
Në një letër të kryetarit të këtij komiteti Juan Fernando Lopez drejtuar komisioneres për Çështjet e Brendshme të Komisionit Europian Znj. Cecilia Mallstrom, për çështjen e liberalizimit të vizave theksohej fakti se kjo do të lejonte Parlamentin dhe Këshillin që të punojnë mbi propozimin e Komisionit Europian me qëllimin për të miratuar etapën e parë të procesit përpara verës. Cdo vonesë për publikimin dhe përgatitjen e raportit të vlerësimit dhe dhënien e propozimit pas muajit Prill, zvogëlon mundësinë e Parlamentit për të kompletuar procedurat legjislative përpara pushimeve të verës.
Më tej thuhet se përfshirja e komisionierit Fule në këtë proces mund të sjellë ndryshimet e nevojshme për të lejuar Parlamentin Europian dhe Këshillin Europian që të përmbushë premtimin e dhënë në nëntor ku u deklarua se propozimin për heqjen e vizave për vendet e tjera të Ballkanit do të shqyrtohej me urgjencë.
(m.a/News24/BalkanWeb)