E Diel, 1 Nëntor 2026

7 Marsi, Rama uron mësuesit dhe edukatorët

TIRANE- Festa e 7 Marsit ka rezervuar një surprizë të veçantë për vogëlushët dhe edukatoret e kopshtit numer 52 në kryeqytet. Ata kanë pasur mes tyre Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edi Rama, i cili ka vizituar këtë kopësht, nga ku ka përcjellë edhe urimet e përzemërta me rastin e 7 Marsit, për të gjithë ata mësues, edukatorë që me përkushtim e dashuri arrijnë t’u përcjellin fëmijëve dhe nxënësve të tyre, vlerat dhe dijet për t’u bërë qytetarë të denjë për komunitetin ku jetojmë.
Kryebashkiaku Rama ka dhuruar lule për edukatoret e kopshtit 52, duke përcjellë njëkohësisht mirënjohjen dhe falenderimin e Bashkisë së kryeqytetit për të gjithë edukatorët publikë të Tiranës, për të gjithë fëmijët dhe mësuesit e të gjithë sistemit arsimor publik, me bindjen se përmirësimi i kushteve të shërbimit dhe rritja e standarteve në këto institucione përbën një nga prioritetet e punës së këtij Institucioni.
Bashkia e Tiranës këtë vit i ka kushtuar vëmendje sistemit të arsimit parashkollor - kopshtet publike të qytetit, atje nga ku fillon edukimi i hershëm i fëmijëve dhe parapërgatitja për sistemin arsimor. Në këtë infrastrukturë të përmirësuar ndjeshëm nga Bashkia e Tiranës punojnë dhe ofrojnë shërbime ndaj fëmijëve rreth 800 punonjës.
Në qytetin e Tiranës, shërbimet e mirërritjes, zhvillimit dhe edukimit për fëmijët 0-6 vjeç kryhen në 70 institucione (41 kopshte dhe në 29 çerdhe). Përftuesit e këtyre shërbimeve të mirërritjes, zhvillimit dhe edukimit të fëmijëve janë 8533 fëmijët e grup moshave 0-6 vjeç.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›