E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Ne shmangën katastrofën, Britania dhe Franca nuk ia dolën dotNga TemaKryetarja e parlamentit, deputetja e Shkodrës, deklaroi nga zonat e përmbytura se qeveria e saj ka bërë atë që nuk e bën dot Britania e Madhe dhe Franca, duke shmangur kata

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Topalli: Ne shmangën katastrofën, Britania dhe Franca nuk ia dolën dotNga TemaKryetarja e parlamentit, deputetja e Shkodrës, deklaroi nga zonat e përmbytura se qeveria e saj ka bërë atë që nuk e bën dot Britania e Madhe dhe Franca, duke shmangur katastrofën.
Topalli tha se në Europën Perëndimore po humbasin jetë, çka nuk ka ndodhur në Shqipëri.
Duke iu referuar reshjeve të borës, që natyrshëm kaplojnë veriun e kontinentit çdo vit, e që bllokojnë një pjesë të infrastrukturës, Topalli gjeti një moment për të krahasuar situatën atje me hapjen e digave në mënyrë të qëllimshme nga qeveria për të përmbytur banorët e zonës së saj. Topalli nuk është përgjigjur ashtu si shefi i saj pyetjes se a ka pasur reshje më shumë se herë të tjera në këtë periudhë dhe cilat kanë qenë kuotat e Fierzës.
“Unë çdo minutë, veç të tjerash flas edhe me kryetarët e komunave, të cilët me stafin e tyre të shoqëruar nga forca të ushtrisë dhe policisë ndjekin nga afër situatën. Deri tani kanë shkuar 40 ton ushqime, ujë, si dhe ushqim edhe për gjënë e gjallë. Angazhimi shkon përtej asaj që mund të imagjinohet. Kemi si asnjëherë më parë një menaxhim me sens të madh përgjegjësie dhe qëndrim më afër njerëzve, në këto kushte që vijnë si shkak i ndryshimeve të klimës, dukuri që po e shohim në Greqi, Poloni, Gjermani, Britani ku ju e keni parë si është izoluar edhe aeroporti, hekurudhat etj. Këtu, për fatin tonë të mirë nuk kemi humbje në jetë dhe i gjithë vullneti dhe përqendrimi ynë është të mos lejojmë asnjë humbje jete. S’ka gjë më të shtrenjtë se jeta e njeriut. Gjithçka që varet nga strukturat shtetërore është në menaxhim e sipër me përgjegjësinë më të madhe,” tha Topalli.
Duke komentuar vizitën e Ramës në Shkodër, ajo shtoi se opozita bën karrierë me mortin.
“Ka njerëz në këtë vend që lindin më shpresën që të shohin vetëm morte dhe e bazojnë karrierën e tyre në to. Edhe pse ka ardhur në Shkodër pas dhjetë ditëve ai mbeti i zhgënjyer se nuk gjeti asgjë nga këto. Unë që e njoh këtë zonë dhe njoh problemet që kjo zonë ka pasur në dekada nga përmbytjet, për shkak së është e rrethuar nga uji, nuk kam parë ndonjëherë një menaxhim, vullnet politik dhe sens përgjegjësie më të madhe.
Unë mendoj se kësaj radhe masat parandaluese kanë qenë ato që kanë bërë që të mos jemi në gjendje katastrofe si Britania, Franca, etj. Unë nuk mbaj mend ndonjë rast tjetër, të tilla masa parandaluese dhe menaxhim të tillë kur ministrat janë të instaluar këtu 24 orë në 24 në funksion të çdo banori,” tha Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›