Çmendet Berisha: Shan Edi Ramën me libër shtëpieNga Tema “Që nga dita e përfundimit të zgjedhjeve deri sot ky zotëri me një gjuhë halabaku ka formuluar çdo ditë dhe tri herë në ditë shpifjet më të ulëta ndaj meje, ndaj fëmijëve të mi, famil
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Çmendet Berisha: Shan Edi Ramën me libër shtëpieNga Tema“Që nga dita e përfundimit të zgjedhjeve deri sot ky zotëri me një gjuhë halabaku ka formuluar çdo ditë dhe tri herë në ditë shpifjet më të ulëta ndaj meje, ndaj fëmijëve të mi, familjes sime dhe së fundi filluan të shqipërojnë edhe emrat e mbesave dhe nipit tim, Dasara, Dalila, Ambla, Medina, Lajdori, për fajin e vetëm se ata ishin fëmijët e mi. Sërish nuk iu përgjigja. E bëra me vetëdije të plotë. Kur njëra palë ka humbur logjikën, mua më takonte të mos isha pala tjetër.
Është shumë normale të krahasojmë pak familjet. Meqenëse ti lakon familjen time ditë për ditë, unë kam këtë përgjigje për ty: Ti vuan nga një kompleks i tmerrshëm, nga një kompleks patologjik si askush tjetër. Kujtdo në jetë i kanë ndodhur ndarje, bashkime, fatkeqësi, burgosje për probleme familjare. Por çdo njeri në jetë, sado të rënda t’i ketë pasur traumat dhe dramat, është përpjekur të gjejë Nordin. Familja është vlerë kryesore e njeriut, e shoqërisë, e njerëzimit. Kjo nuk është për ty zotëri.
Cili është ai burrë, çfarë burri është ai që bashkëshorten e vet e akuzon se ka fëmijë me të atin e tij, ashtu siç ka botuar dokumentet ndihmësi i tij ndër më kryesorët, Erion Baze, në fletushkën e tij?! Cili është ai baba, zoti Rama, që i mohon djalit kafshatën e gojës?! Çfarëdo që të ketë bërë djali, kafshata nuk i mohohet, aq më tepër kur ai ishte i vogël, i mitur.
Zoti Rama, të ndodhi me bashkëshorten e parë, artiste e nderuar, që kam respektin më të madh. ǒndodhi pastaj? Cili është ai burrë, shqiptar, ballkanas, ai evropian që nxjerr gruan e tij lakuriq në plazhet e botës? A mund të na e thuash pak zoti Rama, ti që përmend familjen çdo ditë dhe çdo natë? A e di ti që ajo është një nënë, një motër, një bijë, është shqiptare, por edhe po të mos ishte shqiptare, po të ishte serbe, gjermane, franceze, italiane, nuk i bëhej kurrë ajo që ke bërë ti. Dhe e ke fotografuar. A e di ti që sot ajo shëtit rrugëve të Tiranës dhe e ke ndarë? Cili je ti që lakon familjen çdo ditë, duke dëshmuar kompleksin e tmerrshëm që ke, urrejtjen patologjike që ke për familjen si të tillë? Ke akuzuar babën, si baba të djalit, ke nxjerrë gruan lakuriq në plazhet e botës. Këtë s’e ka bërë kush kurrë.
Zoti Rama, cili është ai burrë, që ngrihet nga shtrati i të shoqes në kullën e Myslym Pezës dhe shkon në shtratin e Dashit dhe të deshve dhe e detyron të largohet natën e lemerisur? Cili është ai burrë? Ke muaj të tërë që më lakon, me diçka që e kam krenari shumë të madhe. Edhe ajo është një zonjë, një motër, një vajzë shqiptare.
Ti që lakon familjen çdo ditë, a mund të më thuash, cili është ai burrë që rreh si kafshë te “Piazza” dhe i mbush fytyrën me gjak bashkëshortes në prani të personaliteteve shqiptare dhe kosovare? Je ti dhe askush tjetër. Kjo është e vërteta.
Ke një nënë të nderuar, për të cilën kam pasur dhe kam respekt. Pavarësisht se vinte nga një background thellësisht kriminal si mbesë e Spiro Kolekës, xhelat i intelektualëve shqiptarë, por ajo vetë s’kishte asnjë manifestim të tillë. Një ditë kjo zonjë e nderuar më bën një letër të hapur. E shoh, ia kishte shkruar i biri. Do i them zonjës: Kam shumë respekt për ty, por do ishte në nderin dhe integritetin tënd t’u tregosh shqiptarëve se e ke mjekuar djalin tënd Edvin Rama 10 vjet për skizofreni dhe e kanë mjekuar kolegët e mi. T’ua thuash shqiptarëve, kur e sheh se ç’po u bën dhe ç’përpiqet të bëjë. Dil, ki kurajë si nënë shqiptare dhe ngrihu mbi sentimentet e një djali që të ka nxjerrë me lecka nga shtëpia e tij me rroba gjumi në pazar. Dil, sepse është në interesin tënd më të mirë. Zoti Rama, ky është koncepti yt për familjen. Këto ditë në Shqipëri u riatdhesua Aldo Bare. Cili është raporti yt me botën e krimit? Në të gjithë politikanët shqiptarë je skllav i krimit. Ti je i kapur në mënyrë të tmerrshme dhe je më frikacaku. Ti se di që bandat vetëm guxim nuk kanë. Ti je kaq i përzierë me to. E nise me Denis Ginën, me afera shumë të fëlliqura. Denis Gina u vra në rrethim policie, duke u mbrojtur me antitank, në një kohë kur ishte ... Mori për burrë vrasësin e burrit të parë. U desh ta pësonte shumë që të kuptonte gabimet që kishte bërë.
Cilat janë lidhjet e tua me Aldo Baren? Transkriptimet flasin se në bisedën mes tij dhe Dondollakut, ti figuron si një bajloz.
Tani më duhet të ndalem në një aspekt tjetër të tij. Pse ky zotëri kërcënon, mban jashtë opozitën? Kërkon me çdo kusht të dëmtojë vendin. E dini çfarë u thotë? Po u dhanë vizat, morëm fund. Mos u bëj budalla, je i marrë fund, je i pashpresë! Atë që u kam bërë baballarëve, do t’u bëj edhe bijve, në të drejtën më të madhe të ligjit dhe shtetit ligjor. ǒmendon ti se më impresionon? Harro se mund të impresionosh njeri.
Kërcënon dhe lëshon ultimatume, po në emër të kujt i lëshon ato? Kush je ti mo? Provoje po ta mbajti. Nuk dua këtë gjuhë, por vjen një ditë që të jesh bindur që për çdo gjë që të ndodhë në këtë vend në dhunim të ligjit, do të ketë një dhe vetëm një përgjegjës, ti dhe vetëm ti. Provoje. Ti fryhesh si kaposh se të citoi çakalli. Provoje ultimatumin. Ti ke qenë me klimaks të përjetshëm, ti ke lindur me klimaks. Ky është fati yt i zi. Nuk e zgjidhim dot botën hormonale tënden. Ky je ti.
Një kapitull i ri hapet gjatë ditëve që vijnë mbi aleancën punisto-mafioze. S’mund të ndryshosh ti. Ti s’ndryshon dot, se s’të lë Koço Kokëdhima dhe Dondollaku. Por shqiptarëve do t’ua bëjmë të ditur pse s’të lënë ata ty. Cila është arsyeja që Fideli, që brilanton flokët, nuk të ndahet? Është vetëm intime? Jo. Nuk ka dashuri të përjetshme. Është tjetërkund. Unë do t’ua them shqiptarëve.
Ditët që vijnë një nga një do t’i shkul dhëmbët aleancës punisto-mafioze. Ai ishte vetëm dhëmbi i parë, do të vazhdoj, mos u zemëro, mos u shqetëso. Pas dhëmbëve vjen nofulla. Ndaj mafies, zero tolerancë!”
* Fjalimi i kryeministrit Sali Berisha në parlamentin shqiptar
Rama: Na u shtua dhe një problem pas çmendjes së Berishës
“Në vigjiljen e një feste të madhe fetare Sali Berisha hyri në shtëpitë e shqiptarëve me një shkulmë të pafre shpifjesh e sharjesh në adresën time, që shqip do të quhej me libër shtëpie e shoqërie dhe më tej akoma, deri në akuza monstruoze për krime e lidhje me kriminelë.
Jo vetëm kaq, por kërcënoi opozitën e mediet opozitare me një gjuhë që na turpëroi të tërëve si shqiptarë për kryeministrin që kemi në vitin 2009 në mes të Evropës.
Nuk do të hyja unë pas tij në ekranet tuaja sonte dhe aq më pak do të bëja replikë në këtë orë me njeriun e dalë jashtë çdo kontrolli të vetvetes në këtë vigjilje feste, sikur i tërë ai shfrim shtazarak të lidhej thjesht me mua e me të gjallët e të vdekurit e familjes sime, të cilët prej dhjetë vjetësh Sali Berisha i thërret në gjuhën e tij, sa herë nuk i dalin hesapet e veta me këtë popull.
Vendosa të reagoj sonte, sepse dua të ndaj me të gjithë ju shqetësimin për ekuilibrin mendor të njeriut që ka në dorë qeverinë e Shqipërisë në këto orë të vështira për vendin, për demokracinë, për shtetin e së drejtës, për ekonominë shqiptare.
Vendi është në udhëkryq. Demokracia është në rrezik. Shteti i së drejtës ka rënë. Ekonomia shqiptare po falimenton. Dhe ne të gjithë drejtohemi nga një njeri që, bashkë me ekuilibrin mendor, ka humbur vetaftësinë për t’i fshehur ato që fatkeqësisht mendon me të vërtetë për demokracinë, për lirinë e të drejtat e njerëzve në Shqipëri, për opozitën, për të gjithë ata që thjesht nuk e duan për të parin e vendit dhe për vetë normat më elementare të edukatës qytetare.
Kohën që ne i dhamë për reflektim, Sali Berisha e ktheu në kohë për tërbim.
Me të kuptuar se kërkesa për hapjen e kutive të 28 qershorit nuk ishte asfare një lojë e vogël politike, po një vullnet i madh popullor, Sali Berisha ka humbur krejt fillin e arsyes, është mbërthyer nga paniku i ballafaqimit me popullin e vet dhe është lëshuar në një sulm vetë-diskreditues duke e nxjerrë edhe më shumë në dukje atë që mundohet të fshehë.
Sali Berisha i ka grabitur zgjedhjet dhe sot kjo është edhe më e qartë se dje.
Nga njeriu që ka marrë peng kutitë e votave të vjedhura, Sali Berisha është bërë pengu i atyre kutive.
I mban kutitë mbyllur forcërisht dhe i duket se nga çasti në çast do t’i vërsulen forcërisht për t’ia marrë.
Dhe mu si ai hajduti që bërtet “Kapeni hajdutin”, i shpërfytyruar prej panikut tregon me gisht nga opozita duke yshtur drejt saj me gjuhën e urrejtjes të gjithë lakenjtë e tij, duke shpifur për opozitën me të gjithë forcën e altoparlantëve të medies që ka në shërbim nga titujt e mëngjesit tek emisionet e darkës, duke u kërkuar ndihmë miqve ndërkombëtarë që të mbrojë demokracinë nga opozita.
E ka të kotë.
Siç e ka të kotë edhe gjithë atë angazhim të fshehtë për të tentuar edhe manipulimin e kutive në depot ku i mban.
Siç i ka të kota edhe ato filmimet e protestuesve nën dritaren e tij që ua ka dhënë për studim e ndëshkim atyre që s’e besojnë më as vetë.
Siç i ka të kota edhe ato palokëritë që u vë në gojë deputetëve të lëshuar ekraneve për të nxjerrë gjithë ç’u jep me zor për të ngrënë.
Siç i ka të kota edhe ecejaket nëpër Shqipërinë që nuk ndryshon, duke përsëritur filmin e djegur të inaugurimeve pa lekë me fëmijë shkollash që e duartrokasin si njëherë e një kohë Silvën e cirkut të Tiranës.
Siç i ka të kota edhe listat e punonjësve të administratës shtetërore për antimitingun e 8 dhjetorit ku, me gjoja popullin e mbledhur për të duartrokitur udhëheqësin, do t’i “thyejë dhëmbët e dhëmballët” opozitës, njësoj siç bënin Ramiz Alia apo udhëheqësit e tjerë të Lindjes komuniste, në kohën kur Sali Berisha s’ishte veçse anëtari me teserë nr. 18690 i partisë së Enver Hoxhës.
Të kota të gjitha.
Sali Berisha nuk i ikën dot ballafaqimit me të vërtetat e qeverisjes së tij, duke iu drejtuar nga foltorja e parlamentit nënës time.
Sali Berisha nuk e fsheh dot përfshirjen e familjes e të tarafit të tij në kapjen e qeverisë për përfitime të paligjshme, duke sulmuar të ndjerin babain tim.
Sali Berisha nuk e mbulon dot masakrën elektorale, duke përgojuar nënën e djalit tim dhe pa kursyer as gjyshen e djalit.
Sali Berisha nuk i shpëton dot nxjerrjes së të vërtetave, duke e përdorur foltoren e parlamentit për të kërcënuar me emër e mbiemër qytetarë të lirë të këtij vendi që s’janë të rreshtuar pas tij.
Sali Berisha nuk e justifikon dot rrënimin e përditshëm ekonomik të Shqipërisë, duke u treguar shqiptarëve përralla me krimin e me skllevërit e tij në opozitë.
Këto nuk i bën asnjë njeri normal, jo më kryeministri i një vendi evropian nga foltorja e parlamentit.
Unë nuk ulem dot në nivelin e këtij njeriu dhe s’kam baltë për t’i kthyer në këmbim të baltës që hodhi pa kursim mbi mua e mbi kë mundi sonte.
Por është e sigurt si dielli që do të lindë nesër se i kthyer si sot në një dordolec që zor se do ta pranonte edhe ndonjë fshat për ta vënë në arë për trembjen e laraskave, Sali Berisha nuk frikëson dot askënd. Jo më popullin e opozitës që pa asnjë dyshim e kthim mbrapa, do t’ia kërkojë deri në fund llogarinë e zgjedhjeve të 28 qershorit. Sali Berisha është një i humbur që ka humbur mendjen.
Uroj sinqerisht që dita e mbarë që gdhin nesër ta ndihmojë, sepse me gjithë përpjekjet tona nuk po arrijmë dot ta ndihmojmë të gjejë në kohë rrugën e arsyes.
Një natë të qetë të gjithëve dhe një ditë të bukur nesër!”
* Konferenca e shtypit e kryetarit të PS në përgjigje të akuzave të kryeministrit Berisha