Ndërtuesit: Qeveria nuk na ka paguar për punët e kryera në fushatë, na detyrohet 70 milionë euroNga TemaBiznesi i ndërtimit ka kërkuar të paguhet nga qeveria shqiptare për punët e kryera deri më tani dhe për të cilat nuk është paguar. Në punët e shum
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Ndërtuesit: Qeveria nuk na ka paguar për punët e kryera në fushatë, na detyrohet 70 milionë euroNga TemaBiznesi i ndërtimit ka kërkuar të paguhet nga qeveria shqiptare për punët e kryera deri më tani dhe për të cilat nuk është paguar. Në punët e shumta publike të kryera nga biznesi i ndërtimit gjatë gjashtë muajve të parë vitit, para dhe gjatë fushatës së zgjedhjeve, ndërtuesve iu kanë mbetur pa paguar rreth 70 milionë euro. Maksim Muçi, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Ndërtuesve tha dje se institucionet shtetërore i kanë një detyrim prej 70 milionë eurosh ndërtuesve në vepra publike të kontraktuara nga këto institucione. Ai tha se bëhet fjalë për punë të mëdha publike në infrastrukturë, të ndërtuara me shpejtësi si pasojë e fushatës së zgjedhjeve të këtij viti. Ndërtuesit u ankuan se ata po vuajnë nga vështirësitë ekonomike për shkak të mospagimit dhe sidomos kjo bëhet më e prekshme në një vit kur efektet e krizës ekonomike botërore kanë rënë fort edhe në ekonominë e vendit dhe kjo e fundit është ngadalësuar duke shkuar në një rritje prej 1 deri në 1,5% në vit. Në anën tjetër, biznesi i ndërtimit e ka shumë të nevojshme kryerjen e këtyre pagesave edhe për shkak se ai ka marrë kredi me interesa të larta dhe ka financuar punimet e publike dhe ka përfunduar në kohë madje para kohe shumë prej punimeve. Tashmë, pas kryerjes së punimeve dhe pas financimit të tyre nga kompanitë qeveria nuk po u kthen paratë dhe kjo është padyshim e lidhur me rrënimin e arkës së shtetit. Arka e shtetit është në vështirësi të mëdha për shkak të mosrealizimit të të ardhurave dhe për shkak të shpenzimeve të mëdha të qeveritarëve gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti. Qeveria shqiptare në muajt e fushatës kreu një volum shumë të madh punimesh publike sidomos në infrastrukturë, me qëllim rritjen e impaktit të punës së saj në prag të zgjedhjeve. Kjo ka çuar në programimin e gabuar të shpenzimeve publike, në rritjen e tyre tej mundësive të buxhetit të shtetit dhe në përdorimin e tyre pa respektuar normat. Edhe disa prej avarive të rënda në disa vepra publike në vend janë pasojë e këtij programimi elektoral dhe e shkeljes së normave të kryerjes së punimeve. Po ashtu, e tërë kjo situatë ka bërë që shumë biznese të mund të mos paguhen dhe të mbesin pa marrë rreth 70 milionë euro. Ndërtuesit denoncojnë publikisht qeverinë se nuk i ka paguar për rrugët që ndërtuan në fushatën elektorale. Qeveria për këtë vit kishte parashikuar një nivel investimesh prej 100,5 miliardë lekësh dhe një pjesë e tyre e madhe u krye në gjashtë muajt e parë. Mosrealizimi i të ardhurave ka qenë me mbi 25 miliardë lekë ose me mbi 250 milionë dollarë.