E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri, i tronditur nga shakatë e BerluskonitNga Antena brenda familjesSandri u trondit dje nga shakatë e Berluskonit me kryeministrin Berisha. Sapo mbaroi konferenca për shtyp, mori në telefon redaksinë tek lajmet për të hequr batutat e Berluskonit.

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri, i tronditur nga shakatë e BerluskonitNga Antena brenda familjes

Sandri u trondit dje nga shakatë e Berluskonit me kryeministrin Berisha. Sapo mbaroi konferenca për shtyp, mori në telefon redaksinë tek lajmet për të hequr batutat e Berluskonit. Filloi të reduktojë me radhë. Përtej telefonit i doli i vëllai që bën lajmet.

- Dëgjo, hiqi pak batutat e këtij k… se ky kishte rrjedhë fare. Çfarë nuk tha aty. Doktori përpiqej t’i nxirrte ndonjë fjalë për kutitë, ai e kishte mendjen tek femrat.

- Mos ki merak se ia heqim të gjitha, i tha Frangaj i vogël.

- Jo të gjitha, leri ndonjë, ja prit, dëgjo këtë të parën. Doktori po flet për moratoriumin e skafeve. Po thotë sa të jem unë, skafet nuk do të lejohen se unë nuk do të lejoj që trafikantët të transportojnë njerëz drejt Italisë. Këtu ndërhyn ky k… dhe thotë: “lejohen ata që bien goca të bukura”. Ky qenka k… fare. Po kurvat të gjitha të bukura janë, d.m.th të lejojmë trafikun e femrave?!

- Po sikur bie pak keq kjo, tha Frangaj i vogël. Se doktori thotë që në korrik do liberalizohen vizat. Po qe se liberalizohen vizat, kurvat ikin vetë, s’kanë nevojë për skafe. Marrin pasaportën dhe ikin. Mos na e përdorin këta të opozitës që doktori nuk beson tek liberalizimi i vizave?

- Ke të drejtë, tha Sandri, hiqe fare këtë, dhe përgjigjen e Berishës, dhe të Berluskonit. Prit tani se ke këtë tjetrën. Berisha në fund del në fotografi me Berluskonin dhe thotë që kjo është fotoja më e bukur me mikun tim. Ndërhyn Berluskoni dhe thotë “do ishte më e bukur sikur të ishte dhe ajo goca këtu”, dhe tregon një k… nga salla.

- Mos ka qenë gazetarja jonë, i thotë Frangaj i vogël.

- Ku di unë kë tregoi, po ai atje e ka mendjen se është dhe beqar tani. Hiqe fare dhe këtë.

- Dakord, e hoqa.

- Prit tani se ka dhe një tjetër. Është një vend që e ka ekskluzive për TV Klanin se foli Fevziu me të para se të bëhej takimi, dhe Fevziu i sugjeroi që Berluskoni të fliste kundër hapjes së kutive. Ai k… ja futi një të qeshur dhe tha, ok, flas unë. Po them që kutitë mund të hapen vetëm nëse kemi garanci që andej del ndonjë femër e bukur. Po të jetë se brenda ka vetëm vota, nuk duhet të hapen.

- Kjo qenka gallatë fare. Ok, po e heq dhe këtë.

- Prit se ka dhe të tjera. Se Fevziu i foli gjatë për Ramën dhe i shpjegoi se si Rama dhe D’Alema kishin bërë plane të ndërtonin bashkë në Tiranë nëse Rama do fitonte zgjedhjet, dhe për këtë shkak ka shumë rëndësi që ai të mos hapë kutitë që fitorja të mos anullohet, i tha Fevziu. Bile i tregoi se D’Alema ka pasë dërguar njerëz t’i blejnë dhe pallatin e tij përballë PD në rast se fitonte Rama, me qëllim që të mos kishte probleme.

- Bravo, i tha Berluskoni. Atëherë unë po i kërkoj Berishës të ndërtojmë një central atomik. Pastaj e kemi në dorë Shqipërinë. Po fitoi Rama, i fusim një të hedhur në erë dhe biem rehat dhe ne. Hahaha, i futi një të qeshur. Heqim një herë çupat e bukura andej.

- Qenka bole fare ky, tha Frangaj i vogël. Po ky Fevziu nuk i foli?

- I foli në fakt. I tha duhet të jeni më serioz me Shqipërinë. I tha pastaj se Bruno Vespa i kishte folur mirë për të dhe se kishte përfytyrim tjetër nga ajo që po shihte.

- Ah, Vespa ka një problem, tha ai k… Më ka njohur kur kam qenë i martuar. Tani jam beqar. Tani duhet të bëj libër tjetër si dukem si kryeministër beqar. Fevziu në fakt u tremb, se i dukej si karshillëk për doktorin që ishte i martuar dhe filloi t’i fliste se si doktori respekton vlerat familjare dhe ka bashkëpunim të mirë me fëmijët në qeverisje.

- Ou, ashtu, unë jam baba më i mirë se Berisha, i tha Berluskoni. Dhe unë fëmijëve të mi ua kam dhënë të qeverisin biznesin, po atë e kam privat. Në ndryshim me Saliun, unë u kam dhënë fëmijëve biznesin dhe vetë mbaj qeverinë, kurse Berisha u ka dhënë qeverinë dhe vetë mban biznesin. Unë nuk ua lë punët e vështira fëmijëve.

Tani bë kujdes t’i heqësh të gjitha këto dhe lërë atë pjesën që thotë ky debati për hapjen e kutive duhet të zhvillohet në parlament.

- Po përpiqem, po përpiqem, po paska tallë trapin me doktorin dhe kam hall se mos ma ruajnë këto të montazhit dhe na e fusin në youtube.

- Pse mo, ç’ka thënë pyeti Snadri.

- Paska thënë, Saliun me sekretet e kutive dhe mua me sekretet e kurvave na gjeti belaja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›