“Statement”-i më interesantNga TemaPrej dy ditësh ka shpërthyer një betejë “statement”-esh (deklaratash) nga Parlamenti Europian. Në adresën online të gazetës kanë mbërritur aq shumë të tilla, sa e kanë kthyer në bezdi hapjen e tyre. Disa në anglisht
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
“Statement”-i më interesantNga TemaPrej dy ditësh ka shpërthyer një betejë “statement”-esh (deklaratash) nga Parlamenti Europian. Në adresën online të gazetës kanë mbërritur aq shumë të tilla, sa e kanë kthyer në bezdi hapjen e tyre. Disa në anglisht, e disa në shqip, disa të përkthyera me shpejtësi, e të tjera të shoqëruara me linkun ku mund të gjenden për të vërtetuar se janë autentike. Nga njëra anë është angazhuar zyra e shtypit tek parlamenti shqiptar për të nisur emaile në mbrojtje të qëndrimeve të mazhorancës, dhe nga ana tjetër është zyra e shtypit pranë selisë rozë që përcjell emaile me qëndrime në mbrojtje të qëndrimeve të opozitës. Por më interesanti duket të jetë “statement”-i i ardhur nga emaili personal i kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, e më pas në seri nga emailet e shumë personave që bëjnë punën e email-dërguesit pranë parlamentit. Bëhet fjalë për “statement”-in e Gabriele Albertinit, kryetar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë pranë Parlamentit Europian.
E-maili nis kështu: Kërkesa e Partisë Socialiste për hapjen e kutive të votimit nuk mund dhe nuk duhet pranuar. Në renditjen e deklaratave, pa dyshim ajo meriton vendin e parë.