E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri konsultohet me Cecën për daljet publikeNga Antena brenda familjesPrej dje Sandri është caktuar si personi i vetëm që do merret me konsultimin e Cecës për të dalë në konferenca shtypi. Doktori ka hequr dorë përfundimisht për t’u marrë me të pas

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri konsultohet me Cecën për daljet publikeNga Antena brenda familjes

Prej dje Sandri është caktuar si personi i vetëm që do merret me konsultimin e Cecës për të dalë në konferenca shtypi. Doktori ka hequr dorë përfundimisht për t’u marrë me të pas një incidenti të rëndë që ndodhi dy ditë më parë. I luhatur mes vendimit, nëse duhej hequr nga PD apo duhej përdorur, ai anoi nga kjo e dyta, por ia delegoi Sandrit kompetencat.

Incidenti ishte shumë i rëndë. Në telefonat e adoleshenteve në Tiranë, por dhe vajzave të natës që shërbejnë nëpër motele, qarkullon një klip i regjistruar erotik që vendoset në vend të përgjigjes së telefonit.

Doktori e mori në telefon nga telefoni i zyrës për një deklaratë kundër jetës private të Edi Ramës...

- Alo … - thirri doktori.

- Urdhëro, - tha një zë gjithë përkëdheli në anën tjetër. - Po ju prisja, dhe po mendoja si e kishit zërin…

Doktori, i tronditur nga ç’po dëgjonte, pa dhe një herë telefonin, u sigurua që ishte Ceca dhe përsëriti.

- Alo, Sali Berisha jam, kush je?

- Unë jam zemër, e di që u hutove, më thanë që s’ke përvojë për femra…

- Më fal, me kë po flas? Sali Berisha jam…

- Me atë që duhet zemër,… dhe ndërkohë fillojnë dëgjohen ca rënkime në formë epshi.

Doktori u trondit thellë dhe mbylli telefonin.

Nuk u besonte veshëve. “Si ka mundësi të flasë femra ashtu?!” - tha me vete, dhe po skuqej nga inati.

Mori në telefon Jozefinën.

- Moj, kush na e ka sjellë këtë Cecën në PD, se nuk e mbaj mend? - tha.

- Lul Basha, kush tjetër po i sjell ato fytyra. Veç tek puna nuk e kanë mendjen.

- Lul Basha ë? Kur e ka sjellë ky këtë?

- Kur e ke sjellë ti Lul Bashën, ça di unë. E ka pasë marr aty nga “Mjaft!”-i në 2005 se donte me bë grup.

- Nejse xhanëm, se për atë punë Luli as ka pasë mendje, po s’dihet kush ia ka futë thuj. Mirë, mirë, - tha, dhe e mbylli telefonin.

E merr dhe një herë nga telefoni i vet. Filloi i njëjti zë femre, por papritur u ndërpre dhe doli zëri i vërtetë i Erlës.

- Urdhëro doktor, - i tha.

- Moj vajzë, ti ku punon, në shtëpi publike apo zëdhënëse e PD?!

- Më fal doktor, se po bëjmë një klip për këtë Edi Ramën dhe po e shpërndajmë me bluetooth.

- Po ç’është ai klip moj vajzë me epshe erotike dhe përkëdheli. Ai e din ti që Edi Rama është antifemër, që ai nuk përkëdhel, që ai nuk shkon me femra në shtrat, se ai nuk di të thotë, zemër…, shpirt.

- E di, e di doktor para jush…

- Ashtu, dhe ti paske qenë e dashura e tij…?

- Jo doktor, e kam kushëri, kam dëgjuar fjalë në fis.

- E ke kushëri?! Pse s’ke thënë që e ke kushëri? Jo, jo, prit, se do ndalemi këtu. Unë nuk jam për luftë klasash, po ca gjëra duhet t’i ndajmë. Jo, të lutem shumë, nëse je kushërirë e tij, duhet ta kishe shkruar. Mirë, mirupafshim.

Pasi mbylli telefonatën me Cecën, u konsultua me Sandrin. Ia tha të gjitha, dhe këto, dhe klipin erotik që ajo ka si zile telefoni dhe faktin që e paska kushëri Ramën.

- Lëre doktor, - i tha Sandri. - Më mirë ta përdorim. Në fund themi që nuk të kemi sharë ne, kushërira jote të ka sharë. Ja se ç’mendon fisi jot për ty. Madje, - tha Sandri, - duhet nxjerrë dhe ky Petrit Vasili, se dhe atë e ka kushëri, po kjo Ceca e qan fare, se e ka dhe kushëri dhe ka lezet, kur flet për punë kurvash.

- Mirë Sandër, merru ti me të atëherë, se unë s’kam punë.

- Merrem doktor, merrem, po kam frikë se do më flasin Arkan te PD pastaj.

- Sandër, mos u mërzit se Arkanët e Cecës sonë nuk vdesin, ata të Cecës së Edi Ramës vdesin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›