Sandri dekonspiron degjenerimin e PS në ditën e SIDANga Antena brenda familjesDje në ditën e SIDA, Sandri vendosi të gjente një mënyrë origjinale për të hapur edicionin e lajmeve. Foli disa herë me doktorin po s’kishte ndonjë ide. Ai i rekomandonte s
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri dekonspiron degjenerimin e PS në ditën e SIDANga Antena brenda familjesDje në ditën e SIDA, Sandri vendosi të gjente një mënyrë origjinale për të hapur edicionin e lajmeve. Foli disa herë me doktorin po s’kishte ndonjë ide. Ai i rekomandonte sërish ta hapte me sulmin ndaj mafias punisto mafioze. Vendosi ta marr vetë iniciativën.
Duhej një mënyrë origjinale për të treguar se në PD ka njerëz me moral, kurse në PS njerëz të degjeneruar. Atëherë filloi t’i punojë fantazia.
Thirri urgjent gazetaren që mbulon socialen dhe i dha porosinë.
- Do shkosh në farmacitë kryesore në Tiranë tha, dhe do pyesësh farmacisten se kush gra dhe burra blejnë më shumë prezervativë, ata të PS apo ata të PD-së.
- Qyqja shefo, po si t’i njofë farmacistja me kë janë ata kur blejnë prezervativë?
- Hajt, hajt, se i njohin ato. S’ka nevojë t’i njohin të gjithë. Ti do ma bësh kronikën se socialistët janë ata që blejnë prezervativë.
- Po ç’lidhje ka kjo shef sot?
- Ka, ka, se është dita e luftës kundër SIDA dhe duhet ta bëjmë një lajm origjinal të ketë dhe pak politikë brenda.
- Mirë, tha gazetarja, po e provoj.
Pas dy orësh gazetarja erdhi të raportonte.
- Shef, shkova në katër farmaci, tha gazetarja. Me thonë të drejtën, njësoj blejnë sipas atyre që njofin këto shitëset. Njëra tek farmacia greke më tha që këtu blen Ridvan Bodja dhe Arben Malaj nga këta që njoh unë, tha ajo. I thashë s’ka rëndësi Ridvani, po ndonjë socialist tjetër. U mendua pak, më shtoi dhe këtë Damian Gjiknurin.
- Ok, shumë mirë kjo. Lër vetëm dy socialistët. Hiqe Ridvanin.
- Po jo shef se ajo tha blen dhe Ridvani... se hapin fjalë pastaj që e kemi manipulu.
- E mirë, varja, bëje që dërgon dikë nga sekretaret ose shoferin. Se ashtu është puna. Ta them unë kur të bëjmë lajmin.
- Tek farmacia tek presidenca më tha që blen Edi Paloka dhe ky Bujar Leskaj. Këta socialistët e rinj nuk i njoh, tha, po është njëri që më duket e kam parë dje në televizor pas Blendi Klosit.
- E mirë, preje dhe fut Blendi Klosin, ose jo, jo këtë se ashtu është një punë, fut një tjetër, një socialist.
- Mirë shef. Isha dhe këtu tek Rruga e Elbasanit. Aty qe gallatë. Ajo tha qe kjo deputetja e PD-së, Lajla Pernaska, nuk ble, por shet prezervativë. Furnizoka atë farmacinë me prezervativë “For You”. Kurse për të blerë nga demokratët, tha, blen ky Florian Mima dhe Bardh Kadilli.
- Mos e vë këtë Bardhin se s’ka as gruan këtu dhe hapen llafe. Fut atë Florianin megjithëse dhe atë s’e di mirë si i ka punët me gruan. Nejse, hiqe fare, lerë vetëm atë Lajlën se ajo s’ka burrë dhe në fund të fundit nuk blen, shet.
- Mirë shef. Atëherë nga socialistët këtu, kë do fusim se ato farmacistët nuk i njohin këta socialistët e rinj. Më thanë vetëm për Erjon Velinë, po u thashë ai s’është i PS. Atë e njifshin se ka pas zyrat afër tek Mjafti në rrugë të Elbasanit.
- Futi moj nja 5 socialistë, q... robt. Fut Mimi Kodhelin, Saimir Tahirin, ku di unë tani, fut, gjej nja pesë emra, prit, Ditmir Bushatin, prit, ke tjetër, hë moj kujto ndonjë emër se i kam harru fare.
- Ben Blushin ..., tha gazetarja.
- Jo Benin moj ti, se Beni është shoku jonë. He moj gjej një tjetër. Më duhen sa më shumë socialistë që të blejnë prezervativë sot.
- Po pse duhen gjithë këta shef? Po të jetë kështu, po marr listën e kryesisë dhe po
i fus të gjithë.
- Aa, shumë mirë. Merre dhe futi të gjithë. Hiq vetëm Namikun dhe Gramozin dhe futi të tjerët.
- Ok, po i fus shef, po pse duhen se s’e kuptoj? Si ta bëj kokën e kronikës?
- Tani, koka e kronikës do jetë kjo:
“Në Ditën e Luftës kundër SIDA, opozita jonë dekonspirohet si një opozitë e shthurur që nuk beson në vlerat familjare. Anëtarët kryesorë të kryesisë së PS janë kapur dje në farmacitë kryesore të Tiranës duke blerë prezervativë. Kjo tregon se ajo është një parti e degjeneruar, që nuk beson tek vlerat familjare dhe që të gjithë tradhtojnë gratë dhe burrat. Fakti që 90 për qind e blerësve në farmaci të prezervativëve janë socialistë dhe dhjet për qind demokratë, tregon diferencën e madhe morale mes demokratëve dhe mafioz- punistëve.”
Kjo të jetë koka e lajmit. Brenda mbushe vetë tani.
- Mirë shef, po përpiqem. D.m.th ideja është që këta demokratët shkojnë vetëm me gratë e tyre ndaj nuk përdorin prezervativë, kurse këta socialistët ua dredhin grave dhe burrave dhe ndaj blejnë prezervativë?
- Po pra, po. Të thashë që në fillim.
- Ok, po i heq këta demokratët të gjithë, mos ki merak. Po këta që s’kanë gra nga demokratët t’i lë, p.sh Bode, Paloka... këta?
- Jo, jo, hiqi se as ata nuk bëjnë gjë po s’gjetën gra. Fut vetëm këta socialistët. Do
tërbohen fare. Prit t’ia them dhe doktorit se do kënaqet. Gjetje e madhe shumë, e mbylli Sandri duke fërkuar duart.