E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri konsultohet me Shkëlzenin për tokatNga Antena brenda familjesSandrit dje i iku ai entuziazmi i një dite më parë për kërcënimin e doktorit. Dhe gjithë terezinë ia prishi një nëpunëse budallaqe e Dritan Priftit. Ajo e shkreta kishte marrë udhëzi

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri konsultohet me Shkëlzenin për tokatNga Antena brenda familjes

Sandrit dje i iku ai entuziazmi i një dite më parë për kërcënimin e doktorit. Dhe gjithë terezinë ia prishi një nëpunëse budallaqe e Dritan Priftit. Ajo e shkreta kishte marrë udhëzim të shikoheshin urgjent të gjithë ata që kanë blerë toka nga pasuritë publike këto vitet e fundit, dhe asaj Sandri i rezultonte në krye të listës. Disa mijëra metra i ka blerë në Kinostudio, ku ka dhe pronarë, dhe të gjitha me leje të doktorit. Pastaj problemi i tokave në Dajt, që janë fitu me gjyq fakti dhe gjithë të tjerëve përveç Sandrit u është hequr nga hipoteka. Pastaj ajo çështja e Lezhës, ku u fut si sekser për t’i kthyer një pronë të diskutueshme një familjeje dhe ka marrë bashkë me Samirin nja 60 hektarë. Ajo budallaqja e Dritan Priftit sikur nuk e njihte fare kush ishte, e mori në telefon.

- Zoti Frangaj, si jeni? - i tha.

- Mirë, kush je ti? - i foli rëndë Sandri.

- Më falni, unë marr nga Ministria e Ekonomisë dhe na ka dhënë porosi doktori të verifikojmë gjithë ata persona që kanë blerë tokë publike dhe ti na rezulton në krye të listës….

- Shko moj ti kurvë e mutit, mos më merr mua në telefon, më bën provokime të tilla. Shko të të sqarojë shefi yt, si guxon të më marrësh mua në telefon?!

- Më falni zotëri, - tha, - se nuk ju njoh, por me këtë fjalor flisni me familjen tuaj, jo me mua…

- Po kujt i plasi se nuk më njeh, të bëj unë të më njohësh mirë.

- Ou, e kush qenke ti, Aldo Bare që të të kem frikë? - i tha nëpunësja nga ana tjetër e telefonit.

- Ta tregoj unë Aldo Baren ty plehrë, - i tha Sandri, të cilit iu prish gjaku fare, kur u kujtua që dhe Aldo Bare ishte kthyer prapë në shtëpi të vet.

Mori në telefon Shkëlzenin i shqetësuar.

- Eja bisedojmë pak, - tha, - se dhe ti ke ca halle si unë më duket, se këtë punën e tokave ne e nisëm për të tjerë, po do na bëhet një lesh arapi që s’e merr vesh i pari të dytin.

- S’ka problem, flasim, - i tha Shkëlzeni. - Unë s’kam probleme vetë, se unë përgjithësisht i kam përqindje pronarësh, dhe ato i ka Rrahmani. Unë, dhe kur futesha ndonjëherë në mes kur ngecte puna, ua thosha troç. Unë s’kam ndonjë interes. Ndihmoni Rrahmanin, më keni ndihmu dhe mua.

- Po mo po, ashtu e kam bërë dhe unë, po s’bëhen të gjitha me një njeri. Unë s’lashë njeri nga fisi i gruas dhe nga Samiri dhe Gimja duke u hedh prona mbi vete, po ka një kufi. Puna është si t’ia bëjmë që këto letrat të mos hapen të gjitha...

- Kot shqetësohesh, se kjo është fushatë për të tremb të vetët babi. Janë ca nga ata që po i bëjnë filma dhe po i vë në rresht.

- Ore atyre mirë ua bën, po ka shpikur dhe këtë termin aleanca punisto-mafioze…

- Ha..ha...ha, mos ça kokë o burrë, se s’ka gjë me ty…

- Jo me mua s’ka pse të ketë gjë, po hajt sqaro këta morrat e vegjël që bëjnë sikur s’më njohin.

- Po mos u mërzit, se askujt s’i bën gjë, se e fitojnë në gjykatë, po sa t’i trembi. Plani është kështu. Ia ka kërku Ilir Meta si nder. I ka thënë: “Doktor, më duhen këta biznesmenët e majtë, si t’i marr, t’ia heq Ramës.” “Kollaj, - i ka thënë Samiri. - Doktori u fut nga një gjobë, ti i thërret dhe u thua, po ike nga Rama, të ikën dhe gjoba.” Dhe kështu e kanë bërë, nuk e kanë me personat, e kanë me Ramën.

- Atë e di unë mo burrë, se këtë të “Tajvanit” dhe këtë të sheshit “Skënderbej” i bëra vetë nga fillimi në fund, po puna është se tani po na del nga kontrolli. Se i teket dhe atij të gjatit, ma pezullon lejen mua dhe Samirit dhe më bën hatanë, se është shumë legen. E mora sot në telefon, i thashë: Hë mo Edo, ç’thotë aleanca mafiozo-puniste? E di ç’më tha apo jo? “Unë dhe Shkëlzeni, - tha, - po e hamë prej baballarëve, po babai im të paktën komunist i thjeshtë ishte, po Shkëlzeni ka për të hequr se e ka pas dhe sekretar partie.” Po ti ke pas dhe dajën, i thashë, anëtar të Byrosë Politike. “Po të shikojmë nga dajat e Shkëlzenit, - tha, - është dhe më keq, se kanë qenë udhëheqës të lartë në Serbi deri më 1980 dhe kanë fut në burg më shumë shqiptarë se sa ka njohur daja im.” Është shumë legen.

- Le të thotë ç’të dojë, unë s’kam asnjë biznes, asnjë pronë. Jam i punësuar te motra, marr një rrogë modeste, s’kam asnjë pasuri.

- E di mo e di, po eja mbaji këta. Se dëgjova atë Ngjelën që thoshte: “Më mirë që po i blejnë toka, se tokat ua marrim, paratë hajt t’ua gjesh.”

- S’di ç’të them Sandër, unë s’kam asgjë në emrin tim. Na ka thënë që në fillim babai: “Asgjë në emrin tuaj!” Dhe në Gërdec ti e pe, unë me Rafin i bëra. Dhe në bregdet me atë i kam bërë. ǒmë duhet mua me emër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›