Kupa, Bylis ndal Dinamon
Bylisi i Kategorisë së Parë ia doli të ndalë Dinamon, liderin e Superligës, duke fituar 1-0 në “Adush Muça” në ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Golin e vetëm e shënoi Armando Gega në minutën e 27-të. Lushnja, falë një goli të realizuar nga kapiteni Gentian Çela në minutën e 94-t, ia doli ta mbyllë në barazim 2-2 sfidën me Tiranën. Tirana, 13-herë fituese e Kupës dhe finaliste e sezonit të kaluar e mbylli pjesën e parë në avantazh të dy golave me gola të realizuar nga Migen Memelli (27’) dhe Arbër Abilaliaj (35’). Lushnja shënoi golin e parë në minutën e 46-të me anë të Alban Bizhytit dhe barazoi rezultatin me anë të Gentian Çelës në minutën e katërt shtesë. Besa fitoi 1-0 me Laçin. Kastrioti i Krujës dhe Shkumbini i Peqinit u ndanë në barazim 1-1 Vllaznia hodhi një hap të madh drejt çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, pasi mposhti 3-1 në transfertë Kamzën. Partizani e Teuta nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Gramozi arriti të dalë fitues me Flamurtarin (1-0), fitues në fuqi i Kupës së Shqipërisë. Skënderbeu fitoi 1-0 me Apoloninë e Fierit.
KUPA E SHQIPËRISË
TURI I DYTË
NDESHJET E PARA
Grupi A
Lushnja-Tirana 2-2
Shënues: Bizhyti 46’, Cela 94’ / Memelli 27’, Abilaliaj 35’
Bylis-Dinamo 1-0
Shënues: Gega 27’
Kastrioti-Shkumbini 1-1
Shënues: Isufi 1’/Çaushaj 12’ (11-m)
Laçi- Besa 0-1
Shënues: / Poçi 30’
Grupi B
Kamza – Vllaznia 1-3
Shënues: Blloku 22’/ Doçi 8’ Smajli 12’, Shtubina 67’ (11-m)
Partizani-Teuta 1-1
Shënues: Agolli 5’/ Hoxha 44’
Gramozi-Flamurtari 1-0
Shënues: Babaj 29’
Skënderbeu-Apolonia 1-0
Shënues: Çipi 75’
Starton Kupa “Pavarësia”
Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me Bashkinë e Vlorës dhe Klubin e Futbollit Flamurtari, do të organizojë më 28 Nëntor Kupën “Pavarësia”. Në të do të marrin pjesë FK Prishtina dhe Shkëndija e Tetovës.
Salihi i jep fitoren Rapidit
Një penallti e fituar nga Hamdi Salihi dhe e ekzekutuar me mjeshtëri dy minuta para përfundimit të ndeshjes i ka dhënë Rapidit të Vjenës fitoren 2-1 kundër Shturmit. Ky është goli i 10-të i Salihit në kampionat, 8 nga të cilët për Rapidin dhe 2 me Riedin.
Silva: “Humbëm nga frika”
“Sulmuesi uruguaian, Santiago Silva, aktualisht kryegolashënuesi i kampionatit argjentinas, Apertura, me bluzën e Banfield, zbuloi për “Ole”, se kishin humbur një ndeshje, në marrëveshje edhe me shokët e skuadrës, nga frika se mund të sulmoheshin nga tifozët e skuadrës së tyre. Ndeshja është zhvilluar tre vjet më parë dhe bëhet fjalë për Gimnasia y Esgrima La Plata – Boca Juniors.
Vret veten Da Silva
Brazliani Marcelo Da Silva Moco, 30 vjeç, vrau veten në shtëpinë e tij e Pandorf, afër Vienës, në Austri. Lajmi e dha policia austriake. Silva, i divorcuar dhe me një vajzë 8-vjeçare në Brazil, luante në kategorinë e dytë austriake me Pandorf, ndërkohë që ka luajtur edhe për amatorët e Bruck an der Leitha.
26 Nentor 2009