E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza ka goditur të varfrit, konsumi tek ata ka rënë nga 70% e totalit në 66%Nga TemaRënia ekonomike e këtij viti i ka bërë të varfrit më të varfër dhe niveli i konsumit ka rënë qartë. Të dhëna zyrtare të Ministrisë së Financave bënë me dije se 10% e

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Kriza ka goditur të varfrit, konsumi tek ata ka rënë nga 70% e totalit në 66%Nga Tema

Rënia ekonomike e këtij viti i ka bërë të varfrit më të varfër dhe niveli i konsumit ka rënë qartë. Të dhëna zyrtare të Ministrisë së Financave bënë me dije se 10% e popullsisë, që cilësohen si të pasur, konsumojnë rreth 34% të totalit të konsumit dhe pjesa tjetër prej 90% e popullatës konsumon 66% të totalit të konsumit. Thellimi i hendekut të varfërisë në vend është një problem shumë i madh për ekonominë e vendit dhe brenda një viti ai ka lëvizur shumë fort. Vitin e kaluar në fund të 3-mujorit të tretë Instituti i Statistikave njoftonte se 10% e popullsisë, që llogaritet e pasur, konsumon rreth 30% të totalit të konsumit dhe këtë viti kjo pjesë e popullsisë për nëntë muajt e parë të vitit ka konsumuar 34% duke e rritur me katër pikë përqindjeje konsumin e saj. Në fakt, efektet e krizës ekonomike kanë bërë që familjet e varfra dhe ato shumë të varfra në vend të kenë shpenzuar më pak ose të kenë pasur më pak mundësi për të blerë. Konsumi për nëntë muajt e parë të këtij viti ka pësuar një rrudhje të lehtë në disa zëra të tij, por është afërsisht në shifrat e vjetshme dhe kjo është pasojë e ngadalësimit të madh ekonomik të vendit si pasojë e krizës. Ulja e nivelit të konsumit për familjet e varfra në raport me konsumin e familjeve të mëdha, në një kohë kur niveli total i konsumit nuk ka pësuar rritje, do të thotë se familjet e varfra janë vërtet duke i përballuar me vështirësi nevojat bazë. Rënia e konsumit për familjet e varfra dhe sidomos hendeku i madh social në vend janë një e dhënë se rritja ekonomike e vendit nuk shërben për të luftuar varfërinë. Ajo duket se shkon kryesisht për familjet e pasura, ndonëse të dhënat për luftën ndaj varfërisë tregojnë se ka pasur një përmirësim në numrin e familjeve të varfra. Ekonomia shqiptare gjatë këtij viti është ngadalësuar me rreth pesë pikë përqindjeje krahasuar me vitin e kaluar dhe kjo është një rënie shumë e madhe, ndonëse në një vit krize të tillë botërore Shqipëria ia doli të mos binte në recesion. Në vende si Shqipëria kriza ndikon shumë më keq, pasi rrit numrin e familjeve të varfra dhe shtyn në kufi të varfërisë familje të tjera që janë tej këtij kufiri. Shifrat e konsumit tregojnë se ky vit ka qenë i vështirë për të varfrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›