Sanino ne Tirane me mesazh konfidencial Berishes dhe Rames
Pas Saninos pergjegjesia per rigjetjen e rruges se dialogut i mbetet klases politike shqiptare. I mberritur para disa ditesh ne Tirane drejtori i pergjithshem i Zgjerimit ne Komisionin Europian Stefano Sanino zhvilloi nje seri takimesh me vendimmarresit shqiptare ndaj te cileve ka percjelle nje mesazh te thate dhe qe nuk negociohet pasi ka permbajtje thelbesore palet duhet te arrijne ne nje marreveshje apo ndryshe te rinisin dialogun e munguar. Madje burime nga selia roze bejne te ditur se ne takimin koke me koke te zhvilluar mes Edi Rames dhe tij pa pranine as te ambasadorit te Bashkimit Europian ne Tirane Ettore Sequi Sanino e ka nenvizuar ne forme ultimative nevojen e dialogut dhe marreveshjes te cilen e ka perseritur edhe ne takimin me Kryeministrin Sali Berisha. Efekti i pare i kesaj qasjeje presuese te BE-se eshte pare teksa Kryeministri shqiptar ka pranuar te nderhyhet ne Kushtetute edhe pse per kete gje i eshte permbajtur nje teme te iniciuar prej tij asaj te kufizimit te imunitetit. shte domethenese per te gjithe ekipin drejtues ne Shqiperi edhe fakti se perse per progres-raportin ne Tirane u perzgjodh te dergohej nje person i cili pergjigjet ekskluzivisht per Zgjerimin por qe gjithsesi eshte ne pozicionin e nje drejtori. Teksa rikonfirmon vullnetin e Brukselit per ti hapur dyert Shqiperise prania e nje zyrtari te ketij niveli ne Tirane e kufizon partneritetin me klasen politike ne Tirane e cila ia ka dale te gjalloje ne nje krize qe nuk ka me asgje parimore. I pare ne kuadrin e nje ndermjetesimi te vazhdueshem kontakti mes BE-se dhe Shqiperise per zgjidhjen e krizes sa vjen dhe reduktohet ne nje izolim dhe braktisje derisa Tirana te njohe pergjegjesite dhe ripercaktoje veten si zgjidhese e krizes dhe jo pritese e pasojave te saj. Komunikimi ka nisur me komisionerin e Zgjerimit Stefan Fule per te vijuar serish me nivelin e larte politik si Miroslav Lajcak i derguari i posacem i Perfaqesueses se Larte te BE-se per Sigurine dhe Marredheniet me Jashte Catherine Ashton e me tej me zyrtarin amerikan Thomas Countryman. Qe ketej ulja relative e tensionit diktoi krijimin e nje axhende te posacme mes amerikaneve dhe europianeve ne Tirane per te mbikeqyrur krizen ne zhvillim dhe grafikun e saj te paparashikueshem. I gjithe angazhimi i trojkes Arvisu-Sequi-Wolfarth do pare ne kete kontekst edhe pse ai nuk ka mundur te vere ne levizje asgje deri me tani. Per kete arsye vizita e Saninos ka percjelle nje mesazh te qarte dialogun por duke sjelle me vete disa kuptime te cilat ende nuk eshte e qarte sesi do te perkthehen. Sa i perket selise roze burime nga ekipi drejtues i saj rikonfirmuan gatishmerine per marreveshje.