Aleanca Kuq e Zi Procesi deshtoi regjistrim i ri bashke me emigrantet
Aleanca Kuq e Zi e deklaron procesin e censusit si te deshtuar. Ky proces i deshtuar sipas perfaqesuesit te kesaj organizate Ardian Leka u konstatua jo vetem ne Shqiperi por edhe ne dy shtetet fqinje si Kosove dhe Maqedoni. Aleanca Kuq e Zi nepermjet degeve te saj ne Tirane Prishtine dhe Tetove konstaton se censusi ka qene nje perpjekje per 1- Sllavizimin e Shqiperise se Veriut dhe helenizimin e Shqiperise se Jugut 2- Uljen artificiale dhe fshehjen e numrit te pergjithshem te shqiptareve ne Ballkan 3- Mosperfshirjen e regjistrimit te pronave te shqiptareve jashte kufijve zyrtare te shtetit shqiptar dhe atij te Kosoves tha konstitucionalisti Leka. Sipas tij Aleanca Kuq e Zi e konsideron kete proces antikombetar antikushtetues dhe ne kundershtim me standardet europiane. Per keto arsye merr persiper hartimin e nje platforme per realizimin ne te ardhmen e nje regjistrimi popullsie banesash dhe pronash ku ne thelb te synohet nxjerrja e te dhenave te sakta dhe te besueshme te numrit real te shqiptareve qe jetojne ne trojet e tyre ne Ballkan por edhe ne emigracion si dhe inventarizimin nepermjet ketij regjistrimi te pasurive te paluajtshme te shqiptareve ne trojet e veta. Ky proces do te vije ne realizimin e disa tryezave konsultative mes eksperteve dhe akademikeve te shqiptareve ne Shqiperi Kosove Maqedoni Mal te Zi dhe me gjere tha Leka. Sipas kesaj organizate nje dite pas perfundimit te afatit zyrtar te censusit rezulton se mbi 65 e popullsise e refuzuan regjistrimin e kerkuar nga Athina dhe mbi 25 e popullsise nuk u trokiti askush ne dere per ti regjistruar. Kjo pasi 1. Procesi i censusit ishte i manipuluar dhe plotesohej nga vete intervistuesit ne mijera raste pa trokitur ne dyert e njerezve. 2. Nje banor e plotesonte per te gjithe pallatin ose dyqani i lagjes per gjithe banoret 3. Formularet pothuajse nuk shperndaheshin por ne te shumten e rasteve plotesoheshin blloqe dhe te dhenat ndryshoheshin ne zyrat e ministrit Pollo. 4. Rezultati i censusit eshte i paracaktuar ne tavoline dhe synon te na nxjerre kete radhe vendin me te pasur ne Europe edhe perpara Gjermanise 5. Censusi i Shqiperise perjashtoi te gjithe emigrantet nga procesi i regjistrimit theksoi konstitucionalisti. Per kete deshtim Aleanca Kuq e Zi fajesoi qeverine shqiptare si dhe mazhorancen qe e votoi nje ligj te tille dhe opoziten qe e bojkotoi si dhe cdo parti qe e abstenoi. E gjithe klasa politike shqiptare perfshire ketu PD dhe PS moren njolle ne historine e tyre politike duke iu nenshtruar presionit te Athines zyrtare. Aleanca Kuq e Zi prej nje viti ka denoncuar dite pas dite shkeljet ligjore dhe kushtetuese qe po bente qeveria shqiptare mbi procesin e regjistrimit te popullsise. Ne e kemi cilesuar te deshtuar censusin e Shqiperise pa nisur procesi e jo pasi ka perfunduar zyrtarisht theksoi Lekaj.