Topalli-Krasniqi Forcimi i bashkepunimi parlamentar thelbesor ne marredheniet Kosove-Shqiperi
Kryetarja e Kuvendit priti sot në takim Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi.
Kjo vizitë vjen në një moment kur marrëdhëniet parlamentare mes Kosovës dhe Shqipërisë janë më intensive se asnjëherë më parë.
Në 5 vitet e fundit janë zhvilluar 5 takime në nivel Kryetarësh Kuvendi, dhe vetëm në këto dy vjet rreth 10 delegacione të Kuvendit të Kosovës kanë zhvilluar takime në Kuvendin e Shqipërisë.
Janë takuar në Tiranë pothuajse të gjitha komisionet reciproke, të ligjeve, ekonomisë, integrimit, sigurisë, arsimit, komisionit të jashtëm.
Ky nivel dinamik bashkëpunimi u vlerësua në takimin mes Kryetarëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës, si një produkt konkret i bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat.
Në takim u theksua domosdoshmëria e rritjes së mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik.
Rruga e Kombit dhe vijimi i saj me 38 kilometrat e parë në Kosovë kanë krijuar tashmë mundësi edhe më të afërt bashkëpunimi politik, ekonomik dhe njerëzor mes dy shteteve por edhe me vendet e rajonit.
Dy kryetarët e Kuvendeve ndanë mendimin se Komisionet parlamentare kanë një rol thelbësor në reformat legjislative, në arsim, ekonomi, turizëm etj.
Ndaj dhe është koha që bashkëpunimi reciprok mes delegacionesh parlamentare të forcohet edhe më tej me një axhendë konkrete takimesh edhe më të shpeshta.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Krasniqi tha se do të ishte një kënaqësi për të dhe për qytetarët e Kosovës një vizitë e afërt e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, ftesë që Topalli e priti me kënaqësi të veçantë, duke premtuar se do të jetë në Kosovë, në një kohë sa më të afërt.