E Diel, 1 Nëntor 2026

Sanksionet perëndimore "gjunjëzojnë" Gazprom, gjigandi rus i gazit përgjysmon fitimet

Sanksionet perëndimore "gjunjëzojnë" Gazprom, gjigandi

Gjigandi rus energjetik Gazprom, eksportet e gazit të të cilit kanë rënë pas pushtimit në Ukrainë, ka njoftuar këtë të martë se fitimet neto kanë rënë me 41% vitin e kaluar. Kjo, për shkak të sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Rusisë.

Kompania raportoi një fitim prej 1.2 trilion rubla (15 miliardë dollarë) për vitin 2022, nga 2.1 trilion rubla në vitin e kaluar.

Në një deklaratë të transmetuar nga agjencitë ruse të lajmeve, grupi tha se "marzhet e fitimit u ndikuan nga një rritje në pagesat e taksave në gjysmën e dytë të vitit". Bordi tha se kompania duhet të mbajë në burim pagesat e dividentëve.

Sanksionet perëndimore kanë dobësuar rëndë kompaninë shtetërore të kryesuar nga Alexei Miller, një aleat i ngushtë i Presidentit Vladimir Putin.

Në maj, Forumi i Vendeve Eksportuese të Gazit raportoi se importet evropiane të gazit natyror të tubacionit nga Rusia ishin ulur me 55% në vitin 2022.

Gazprom ka kërkuar të drejtohet drejt Azisë. Kina është shfaqur si një partner kryesor ekonomik për Rusinë që kur Perëndimi vendosi një sërë sanksionesh të paprecedentë për të ndëshkuar Moskën për ndërhyrjen e saj ushtarake në Ukrainë vitin e kaluar.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›