S'e pranon humbjen, Meta: Masakrën elektorale në Kuçovë do ta kontestojmë deri në fund, i kemi të dokumentuara gjurmët e krimit
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka postuar një foto dhe falënderon kryetaren e PL në Kuçovë dhe gjithë ekipin për punën dhe që morën shumicën e votave në Kuçovë.
Meta nuk e pranon humbjen e Lefter Maliqit dhe thotë se masakrën elektorale në Kuçovë do ta kontestojmë deri në fund.
Kreu i PL shkruan se gjurmët e krimeve zgjedhore janë të mirëdokumentuara dhe nuk do të anashkalohen kurrë.
"Mirënjohje pakufi për Erisilda Hoxhën, Kryetaren e Partisë së Lirisë në Kuçovë dhe gjithë ekipin e mrekullueshëm mbarëopozitar, që fituan zemrat e shumicës të qytetarëve të Kuçovës, të cilët zgjodhën Lefter Maliqin Kryebashkiak.
As dhuna policore, as krimet zgjedhore gjatë fushatës dhe ditën e votimeve nuk i zmbrapsën në betejën për Ndryshim.
Masakrën elektorale në Kuçovë do ta kontestojmë deri në fund dhe kurrë nuk do ta pranojmë.
Gjurmët e krimeve zgjedhore janë të mirëdokumentuara dhe nuk do të anashkalohen kurrë!" shkruan Meta.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
