Ndryshon Kodi Penal, zbuten dënimet për falsifikatorët

Të gjithë personat të cilët do të cilësohen fajtorë për akuzën e falsifikimit të vulave, stampave, formularëve apo akteve të gjendjes civile, nuk mund të dënohen me gjobë dhe burg njëkohësisht sikurse parashikonin dispozitat penale.
Në fund të muajit korrik, pak para nisjes së pushimeve të verës, Gjykata Kushtetuese, shfuqizoi dy nene të Kodit Penal, konkretisht nenin 190 dhe 191, që kanë të bëjnë me falsifikimet. Në këto dy nene, krahas dënimit me burg, për falsifikatorët ishte parashikuar dhe dënimi me gjobë, edhe ky si dënim kryesor. Por, me shfuqizimin e këtyre dy neneve, tashmë gjykatësit do të firmosin vetëm dënime me burg për falsifikatorët, duke mos e rënduar pozitën e tyre edhe me gjobë.
Edhe pse dënimi me gjobë si dënim kryesor ishte parashikuar si një masë në luftën ndaj krimit, për Gjykatën Kushtetuese, bie ndesh me parimin e dhënies së drejtësisë nga ana e gjykatës. Shfuqizimi i dy neneve të Kodit Penal, u kërkua nga një treshe gjykuese e Apelit të Vlorës.
Dënimi për falsifikatorët
Sipas Gjykatës Kushtetuese, neni 190 i Kodit Penal në formulimin e tij fillestar, parashikonte për veprën penale të falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve dënimin me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet. Ndërsa neni 191 i KP-së, për veprën penale të falsifikimit të akteve të gjendjes civile, parashikonte dënimin me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Në vitin 2001, Kodi Penal pësoi ndryshime, ku veç të tjerash, krahas dënimit me burgim për falsifikatorët u parashikua dhe dënimi me gjobë në rastet kur vepra penale sillte përfitime materiale për autorin.
Në kuadër të forcimit të masave kundër kriminalitetit, ligjvënësi miratoi ligjin nr. 9086, datë 19.6.2003, me të cilin u hapi rrugë një sërë ndryshimesh të tjera në legjislacionin penal, të cilat e “detyrojnë” gjykatën të vendosë njëkohësisht dy dënime kryesore për kryerjen e një vepre penale. Përveç të tjerash, me ligjin nr. 9188, datë 12.02.2004, ndryshime u bënë edhe në formulimin e neneve 190 dhe 191 të KP-së. Sipas sanksionimit të këtyre të fundit, tashmë, për personat që kryejnë veprat penale të falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve dhe të falsifikimit të akteve të gjendjes civile, gjykatat vendosin dy dënime kryesore, atë me burgim dhe me gjobë.
Parashikimi njëkohësisht i dy dënimeve kryesore u përdor nga ligjvënësi edhe në ndryshimet e mëvonshme të Kodit Penal në vitet 2007, 2008, si dhe në ndryshimet e fundit të miratuara në vitin 2012. Si pasojë, një sërë dispozitash të Kodit Penal, aktualisht, parashikojnë sanksionimin njëkohësisht të dy dënimeve kryesore, atij me burgim dhe me gjobë. Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese shprehet se “Në përputhje me frymën e Kushtetutës, sanksioni penal i cilësdo natyre duhet të synojë vetëm riedukimin dhe më pas integrimin e të dënuarit në jetën shoqërore... Në këtë mënyrë, që të mund të ketë një proces riedukativ të suksesshëm, duhet që ndëshkimi penal të perceptohet nga autori i veprës si i drejtë dhe në përpjesëtim me veprën e kryer”.
Arsyetimi i Gjykatës
Ndër të tjera në çështjen në fjalë, Gjykata Kushtetuese, analizon nëse parashikimi i dy dënimeve kryesore, diametralisht të kundërta ndërmjet tyre për nga qëllimet që ndjekin, në të njëjtën vepër penale është në përpjesëtim me gjendjen që i ka diktuar. Pra, e thënë ndryshe, nëse ashpërsia e dënimit (parashikimi i dy dënimeve kryesore), është proporcionale në raport me rëndësinë e shkeljes konkrete dhe me pasojat e mundshme që mund të vijnë prej saj. Sipas gjykatës, ndërhyrjet e bëra nga ligjvënësi në legjislacionin penal, duke ndryshuar llojet e masave të dënimit për vepra të ndryshme penale, është bërë për t’iu përgjigjur shqetësimeve të shoqërisë si pasojë e zhvillimit të kriminalitetit, në veçanti krimit të organizuar.
Në këto kushte, ligjvënësi ka sanksionuar dy dënime kryesore për autorët e disa veprave penale, duke synuar kështu të jepet drejtësi dhe të mbrohet e drejta e shtetit për të siguruar rendin publik e shoqëror, por edhe të rritet efektiviteti i masave shtrënguese ndaj autorëve të veprave penale, si një mënyrë për të dekurajuar shtetasit që të ndërmarrin veprime në kundërshtim me normat penale. “Gjykata çmon se ndërhyrje të tilla të ligjvënësit duhet të jenë realisht efektive, në mënyrë që t’i shërbejnë më gjerë edhe parandalimit të veprave penale.
Gjykata konstaton se eksperienca ka treguar që ashpërsimi joproporcional i sanksioneve penale nuk ka pasur gjithmonë ndikim pozitiv ose ndikimi ka qenë i papërfillshëm në arritjen e qëllimeve të legjislacionit penal”, arsyeton gjykata. Më tej, gjykata arsyeton se parashikimi i dy dënimeve kryesore edhe për vepra penale të tilla si: Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve apo falsifikimi i akteve të gjendjes civile, nuk është në proporcion me gjendjen që i ka diktuar (lufta kundër krimit të organizuar), si dhe bie ndesh me parimin e individualizimit të dënimit e si rrjedhojë me parimin e dhënies së drejtësisë nga ana e gjykatës, pasi i heq kësaj të fundit mundësinë e përcaktimit, rast pas rasti, të dënimit penal sipas rrethanave të çështjes konkrete në shqyrtim. Ndaj për këtë shkak, është vendosur shfuqizimi i dy neneve të Kodit Penal, duke e lehtësuar pozitën e falsifikatorëve. /G.SH/Start/
2012-09-03 10:11