E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhafaj: Të shtyhet ligji për Gjykatën e Lartë

Partia Socialiste ka kërkuar ndryshimin e kalendarit të punimeve të Komisionit të Ligjeve.
 

Deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj ka kërkuar shtyrjen e diskutimit për ligjin për Gjykatën e Lartë deri sa të diskutohet nisma e opozitës për ndryshimet kushtetuese.
 

Por kjo kërkesë e deputetit socialist u kundërshtua nga kreu i komisionit të ligjeve Ilir Rusmajli. Sipas tij nuk ka asnjë motiv për të ndryshuar kalendarin e punimeve pasi ai është përcaktuar në Konferencën e Kryetarëve.
 

Ndërkohë në agjendën e komisionit të ligjeve është përfshirë edhe projektligji “Për ratifikimin e Kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve(BEI), për projektin e ndërtimit të BYPASS-it të Fierit”.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›