Sannino Heqja e imunitetit shtylla e luftes ndaj korrupsionit

Drejtori për Zgjerim, Stefano Sannino deklaroi se gjithëpërfshirja e
politikës në përmbushjen e 12 kritereve është veprimi i duhur, ndërsa theksoi se axhenda evropiane duhet të jetë një axhendë kombëtare për Shqipërinë.
"Reforma zgjedhore është e rëndësishme dhe ajo duhet të përmbushet me sukses. Grupi i punës duhet të përfundojë hartimin e saj në javët në vijim", tha Sannino, duke shtuar se mungesa e Kodit të ri Zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme do të ishte kritike.
Zyrtari i lartë e konsideroi heqjen e imunitetit të zyrtarëve, si shtylla kryesore e luftës ndaj korrupsionit, duke theksuar se BE mirëpret marrëveshjen për heqjen e imunitetit të deputetëve dhe gjyqtarëve.
Këto deklarata Sannino i dha gjatë Komitetit Ndërministror për Integrimin, ku ishte i pranishëm bashkë me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Ettore Sequi.
Nga ana e tij kryeministri Berisha u shpreh se qeveria do të ndërmarrë çdo hap për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
"Anëtarësimi i vendit në BE është projekti ynë më madhor. Në Parlament po punohet me intensitet për përmbushjen e reformave", tha Berisha.
Shefi i qeverisë theksoi se puna për Reformën Zgjedhore, për Rregulloren e Parlamentit dhe për zbatimin e kriterteve për integrimin po vijon.
"Si maxhoranca ashtu edhe opozita janë shprehur pro heqjes së imunitetit. Heqja e imunitetit një akt themelor, në luftën kundër korrupsionit", tha Berisha, duke i dorëzuar Sannino-s Planin e Veprimit të qeverisë për plotësimin e 12 kritereve të Bashkimit Evropian.
Sannino takim me Berishën në Kryeministri
Drejtori për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sannino zhvilloi të mërkurën një takim nga kryeministri Sali Berisha.
Zyrtari i lartë u shoqërua në këtë takim nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi.
Vizita që Sannino zhvillon sot është e treta brenda pak muajve në Tiranë. Zhvillimet politike në vend, si edhe plotësimi i 12 rekomandimeve të kërkuara nga BE-ja për integrimin e vendit janë qëllimi kryesor i vizitës së tij në vendin tonë.
Sipas axhendes, Sannino do te zhvilloje takime me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, kreun e shtetit, si dhe do te jete i pranishem ne takimin e Komisionit te Integrimit.