E Diel, 1 Nëntor 2026

Sannino: Serbia t’i përmirësojë raportet me Kosovën

BEOGRAD - Zyrtari i Komisionit Evropian, Stefano Sannino, deklaroi sot në Beograd, se Serbia duhet t’i vazhdojë reformat dhe të avancojë raportet me Kosovën, për të bërë të mundur hapjen e negociatave për pranim në Bashkimin Evropian.

“Janë të nevojshme përpjekje të mëtejshme për përmirësimin e dukshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Kosovën”, -tha Sannino, në mbledhjen e grupit të ekspertëve të trupës koordinuese për procesin e pranimit në BE, në Beograd.

Sannino veçanërisht ka theksuar rëndësinë e administratës shtetërore dhe përfundimin e reformës së sistemit gjyqësor.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›