E Diel, 1 Nëntor 2026

Shëndetësia, Berisha: Arritje historike, përpara vendeve ish- komuniste

Tiranë- Shqiptarët kanë nivelin më të ulët të vdeshmërisë se të gjitha vendet ish- komuniste dhe akses më të madh në shërbimin shëndetësor se dhjetra vende të tjera të zhvilluara.

Ka qënë kjo deklarata e kryeministrit, Sali Berisha i cili theksoi se Shqipëria, në studimet ndërkombëtare, renditet krah vendeve më të zhvilluara të botës sa i takon treguesve të vdekshmërisë foshnjore, amtare dhe asaj në përgjithësi.

Shqiptarët në saj ulje progresive të vdekshmërisë në tërësi në dy dekadat e fundit dhe sidomos në atë të fundit kanë meriten e madhe të kenë një vdekshmërinë totale për burrat dhe gratë më të ultën se të gjitha vendet e tjera ish- komuniste. Më të ulët se Çekia, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Estonia, Letoni, Ukraina, Rusia etj.

Sipas studimit mesohet se për burrat ka një vdekshmëri 126 në 100 mijë banorë dhe qendron një diference me vetëm 2 vdekje me Findlanden e cila ka 124 vdekje për 100 mijë banorë. Vdekshmëria e burrave në Portugalia është 121 burra për 100 mijë banorë.

Për herë të parë në historinë e vendit këta tregues themelor të jetes së një shoqerie renditen në grupin e vendeve të zhvilluara. Shqipëria për fatin e keq të saj ka patur nivele afrikane të dikurshme, ndërkohë Shqipëria sot ka një mortalitet infantil njëshifror, arritje historike për kombin dhe Shqipërinë’- tha Berisha.

Duke folur në mbledhjen e perjavshme të qeverisë kreu i ekzekutivit shtoi se këto rezultate janë dëshmi e një ‘sistemi të kujdesit shëndetësor efikas’, dhe atribut kryesisht i bluzave të bardha.

‘Pa rolin e tyre kryesor kjo arritje është tërësisht  e pamundur. Pa efiçensën dhe perkushtimin, ndërhyrjen e tyre të shpejtë dhe efikase, pa punën e tyre me nënat, pa specializimet e tyre në nënfusha vdekshmëria foshnjore njëshifrore smund të arrihet. Ndaj ato meritojnë përgezimet më të medha’- tha Berisha duke shtuar se beteja për të mbrotur çdo jete fëmijë do të vazhdojë.

‘Por në këtë pozicion beteja bëhet me e sofistikuar dhe ka një rëndësi të jashtëzakonshme të gjejmë se cilat janë shkaqet reale të vdekjes së 8 fëmijëve për 1000 lindje. Sa prej tyre janë në anomali të papajtueshme me jeten, cilat prej tyre mund të ndihmohen dhe të bëjmë të gjitha investimet në mënyrë që të shpetojmë çdo jetë- tha kryeministri.

Sa i takon treguesit të vdeshmërisë së nënave shtatzëna, kryeministri tha se Shqipëria renditet para një numri të madh vendesh të zhvilluara të planetit dhe bëri thirrje që duhet të bëhet gjithçka për ta zbritur më tej këtë tregues.

Shqipëria në këtë tregues shumë sensibël, shumë të ndjeshëm renditet në vendet nga 1 tek 21. Pse? Sepse në 2009 ka qënë me 0, më vonë ka pasur 5 ose 8 për 100 mijë. Shqipëria lë pas një numër të konsiderueshëm të vedneve më të zhvilluara të planetit. Kemi një potencial të madh, pse në një vit e kemi 0 dhe më pas 5 ose 8? Duhet të bëjmë gjithçka të studiojmë çdo shkak të parandalojmë çdo shkak’- shtoi Berisha.

Kryeministri duke iu referuar studimit tha: ‘Ne i përkasim atij grupi vendesh me lejen më të gjatë të lindjes dhe paralindjes, një seri shërbimesh tërësisht falas dhe konsultime të gjera, dhe një perkujdesje serioze familjare, shoqerore dhe mjekësore ndaj nënës shtazënë veçanërisht në periudhën perreth lindjes. Një tërësi lindjesh ndodhin në shtëpitë e lindjes, lindjet e pa asistuara nuk ekzistojnë’.

Vaksinimi i fëmijëve dhe aksesi në sherbimin shëndetësor ishin tregues të tjerë që e rendisnin tepër pozitivisht sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

Shqipëria renditet në grupin e vendeve më të zhvilluara të OECD ose vendeve anëtare të BE-së duke qëndruar në nivelet më të larta sa i takon imunizimit të fëmijëve. Ne ruajmë sot një nivel imunizimi pothuajse total. 98% të vaksinimit të fëmijëve. Shqipëria renditet e treat për sa i perket aksesit në shërbimin  shëndetesor, më të lehtë se të gjitha vendet e tjera. Dhe këtu qendron një nga arritjet më të medha të sistemit tonë shendetësor i cili ndonëse përballet me tregun kërkesat dhe pasojat e veta ia ka dalë të mbetet dyer hapur më shumë se të gjitha sistemet e tjera të planetit për qytetarët e vet- tha Berisha, duke shtuar se ai s’është sistem i persosur por është i hapur për të gjitha shtresat e popullsisë.

‘Kjo tregon se ka organizim dhe shpëndarje të sherbimitm dhe ka invesitme në mënyrë që të mos ketë rrallë’- tha kryeministri duke shtuar se mbajtja e këtij pozicioni shumë të rëndësishëm kërkon konsolidime të metejshme të të gjitha sherbimeve me të cilat shqiptarët kanë dhe do të kenë kontaktet e para me sistemin. Sipas kryeministrit po shqyrtohet mundësia e dixhitalizimit të sistemit për të shmangur rrallët dhe korrupsionin në shëndetësi.

Dorina Bilbili/IDEA/

Shkrime të tjera me interes:

  1. Ulja e vdekshmërisë foshnjore, ‘Arritje, përkrah vendeve të zhvilluara’ Tiranë- Shqipëria bën pjesë në vendet më të zhvilluara të...
  2. Berisha- Selimi: Rritje e bashkëpunimit midis dy vendeve Tiranë- Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me...
  3. Berisha-Orhan: Rritje e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve Tiranë- Kreu i ekzekutivit, Sali Berisha u nis sot për...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›