E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca arreston 16 militantë islamikë

FRANCE- Disa nga 16 militantët e dyshuar islamikë të ar restuar në Francë, dyshohet se planifikonin rrëmbimin e një gjyqtari hebre dhe disa personave tjerë, citon Agjencia France Press burime të afërta me hetuesit.

"Duket se disa nga ata planifikonin të kryenin rrëmbime, përfshirë një gjyqtar me emrin hebre", u shprehën dje burimet për këtë agjenci. Kreu i Drejtorisë Qendrore të Inteligjencës së Brendshme të Francës, Bernard Skuarcini, pak orë pas arrestimit është shprehur se të arrestuarit ishin francezë të përfshirë në trajnime luftarake, që lidhen me doktrinën e dhunshme religjioze. Arrestimet e ekstremistëve në Francë vijnë pas sulmit të Muhamed Merahut, francezit me prejardhje algjeriane, i cili para se të vritej nga policia, pranoi se ka vrarë 3 ushtarë francezë, tre fëmijë hebrenj dhe një rabin. Vrasjet që kreu Merah e kanë vënë Francën në gjendje alarmi.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›