Sannino nesër viziton Kosovën
Zv.drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit për Zgjerim, Stefano Sannino, fillon nesër vizitën pesë ditore në Kosovë.
Sanino do të takohet me përfaqësuesit vendor dhe ndërkombëtarë, përfshirë kryeministrin në largim Hashim Thaçi, udhëheqësit e partive politike dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Kosovë.
Sanino do takohet edhe me përfaqësuesin special të BE-së, Piter Feith dhe shefin e EULEX, Xavier Bout de Marnhac, dhe me përfaqësuesin e BE-së në veri, ambasadorin Michael Giffoni.