Sulmohet me gurë makina e policisë në Zubin Potok

Një automjet i Policisë së Kosovës është sulmuar dhe dëmtuar mbëmjen e djeshme në udhëkryqin kryesor në Zubin Potok.
Sipas mediave kosovare të cilat citojnë burime nga policia thuhet se një grup personash të panjohur, kishin sulmuar automjetin me gurë dhe me mjete të forta, në kohën kur makina kishte ndaluar.
Mësohet se në kohën e sulmit në makinë ndodheshin dy policë por nuk është raportuar ende për të plagosur.