Santana dritheron Shkupin
Karlos Santana ka mberritur ne Shkup, ku mbreme kendoi hitet e tij me te njohura te cilat i ka kenduar neper vite te ndryshme. Bashke me Santanan ne Shkup gjendej edhe nje grup valltaresh e valltaresh latino-amerikane te cilet kane nxehur edhe me shume atmosferen. Ne koncert gjendej nje numer i madh shqiptaresh nga Shqiperia, Mali i Zi, Maqedonia por edhe nga Kosova. Biletat jane shitur ne disa nga qytetet kosovare, por edhe ne Shqiperi. Santana shoqerohej nga 30 persona te stafit te tij te ngushte. Ne grup me Santana-n gjendeshin muzikantet e njohur si Chester Thompson, Denis Chambers (bateri), Karl Perrazo (perkusion), Bill Ortiz (trumpet), Jeff Cressman (trombon), Tommy Anthony (kitare-vokal), Tony Lindsay (vokal), Rul Rekoe (congo), Benny Rietveld, Tommy Anthony dhe shume te tjere.
Ne koncert u kenduan hitet si; "Maria, Maria", "Black Magic Woman", "Smooth", "The game of love", "Nothing at all", "Feels like fire", "Cry baby cry", etj. Per fansat shqiptare nga Kosova dhe Shqiperia ishte organizuar nje "after party" ne klubin Kapan An ne Carshine e Vjeter, ku ka performuar njeri nder grupet e njohura ne rajon, Lilit VS Amon Mra.
Ne saje te suksesit te tij dhe tingujve te magjishem te kitares, Santana ka bashkepunuar me yje te muzikes boterore si Michael Jackson, Shakira, Rob Tomas, Everlast e Lorin Hill. Kitaristi i njohur eshte edhe anetar i Hollit te Fames te Muzikes Rok&Roll. Ai eshte fitues i shume cmimeve nderkombetare, nder te cilat mund te permendim edhe ate "Gremmy".
Deri ne ditet e sotme, Santana ka performuar para me shume se 100 milione njerezve anembane botes, dhe ka te shitur mbi 90 milione albume, 25 milione te te cilave jane ato te albumit "Supernatural" te vitit 1999, i cili eshte shpallur albumi i vitit se bashku me kengen "Smooth", e zgjedhur kenga me e mire ne po te njejtin vit.
Karlos Santana filloi te dilte ne skene mes viteve '70-'80 me grupin e tij "Santana Blues Band". Qe atehere perziente lloje te ndryshme te muzikes si salsa, rock klasik, bluz. Qe atekohe ai ka dalluar per tingujt e vecante te kitares, duke perdorur edhe instrumentet tradicionale te vendit te tij. Gjithnje i mirepritur nga publiku ne te gjithe boten, edhe sot ai konsiderohet si nje nga muzikantet me te mire te muzikes rrok.