Rrefehet Bojken Lako: Pse ika nga Top Channel
Sapo ka lene punen e tij ne Top Channel per shkak te disa mosmarreveshjeve qe kishte pasur me drejtuesit e ketij televizioni gjate fushates elektorale dhe i eshte kthyer profesionit. Sivjet pritet qe ne treg te dale me nje album te ri dhe do te vazhdoje te beje karriere edhe ne profesionin e tij prej regjisori te teatrit dhe filmit.
Nje nga kengetaret shqiptare pa dyshim me i formuari, figura e vetme qe ia vlen e rokut shqiptar ne pergjithesi, autor tekstesh dhe vokalist: Bojken Lako, tregon keto detaje ne nje interviste dhene dje per "Express", Prishtine.
Eshte hera e dyte qe keni sukses me koncertin tuaj ne Prishtine. A mendoni se ka ardhur koha qe te organizoni nje koncert me te madh ne Kosove?
Besoj se po. Te dy koncertet ne Duplex kane qene shume te mira dhe per mua ka qene nje kenaqesi e vecante. Ka qene nje publik shume i mire, ka pasur shume pjesemarrje. Nuk e di a ka ardhur koha te mbaj nje koncert me te madh, por eshte dicka qe ka me shume pergjithesi, eshte dicka qe publikut, pasi eshte shume i mire, duhet t'i pergjigjet, pra me te njejtin nivel, me organizim shume te mire.
Nuk keni lancuar ndonje album te ri koheve te fundit. Pse?
Lako: Po shume shpejt e kemi ne plan qe te nxjerrim ne treg nje album te ri, nje permbledhje me kenge te reja dhe te vjetra, te ri-orkestruara, variante, bashkepunime qe une kam me kengetare te tjere dhe nje video te kenges "Rruge", qe do te realizohet shume shpejt. Eshte nje periudhe qe po punojme ne pjesen e realizimit te muzikes. Besoj qe shpirti i publikut kosovar eshte i gatshem te pranoje cdolloj muzike, eshte nje shpirt i madh, aq me teper per muziken e rokut, sepse ne Kosove ka shume artiste qe bejne muzike rok te brezave te rinj dhe te vjeter.
Pse nuk jeni me ne Top Channel pasi dihet se dhe projekti televiziv "Top Fest" eshte organizuar nga ju?
Nuk e di! Ai eshte nje projekt shume i mire televiziv, por tani une nuk punoj ne Top Channel dhe eshte nje periudhe kohe qe nuk kam punuar per krijimtarine time, duke qene i fokusuar aty. Pra, me shume jam duke i kushtuar rendesi grupit dhe albumit, por edhe fushes time profesionale pasi qe une jam regjisor edhe i filmit edhe i teatrit. Kam enderruar gjithmone qe te punoj ne regjine e teatrit dhe regjine e filmit dhe eshte nje periudhe e gjate qe une punoj ne media dhe tashti do te pauzoj paksa, pasi do ta shfrytezoj krijimtarine time pavaresisht asaj se nuk kam shume deshire qe te flas per qendrimin ose largimin tim nga Top Channel, per arsye se eshte nje teme me shume personale.
E permendet regjine e filmit. Keni ndonje skenar filmi apo projekt filmik...
Lako: Eshte hera e pare qe punoj ne kete fushe. Eshte nje proces paksa i gjate per zgjedhjen dhe pergatitjen por le te shpresoj qe ne keto vite te punojme edhe ne kete projekt.
A do ta kishit ftuar Arta Mucajn per te luajtur nje rol ne filmin tuaj?
Lako: Perseri po beni pyetje qe kane te bejne me jeten time personale e qe mund te jene nje cike "Scoop" ne kuptimin gazetaresk. Besoj qe njerezit jane te lire qe te punojne me njeri-tjetrin pa te kaluaren e tyre te jetes.
Po bashkepunimet e juaja muzikore si do t'i realizoni dhe kush jane ata me te cilet do te bashkepunoni?
Do te publikoj tashme nje bashkepunim timin me nje kengetare te re qe eshte ne Shqiperi dhe qe quhet Ajkuna dhe disa kengetare te tjere per te cilet kam kompozuar kenge ne Top Fest, pra keto jane bashkepunimit.
Ku do ta vazhdoni turneun?
Lako: Do te kisha shume deshire qe te mbaj edhe koncerte te tjera ne Kosove. Viteve te kaluara kemi mbajtur koncerte edhe jashte Prishtines, pra ne qytete te tjera si ne Prizren dhe Gjakove, ku kemi pasur koncerte shume te mira qe edhe kete vere te mbajme nje koncert ne Kosove. Do te mbajme edhe disa koncerte te vogla ne Mal te Zi, sepse nuk kemi qene asnjehere ne kete vend dhe do te kishim shume deshire qe edhe ne Maqedoni te mbajme te tille, si ne Shkup dhe ne Tetove. Po ashtu, pritet qe mbajme koncerte edhe ne Italine Jugore, ashtu sikurse kemi bere vitin e kaluar.