Serbët pajisen me dokumente të Republikës së Kosovës
Në zyrën e hapur për tri fshatrat shqiptare, Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë, të komunës së Leposaviçit, rajonit më verior të vendit, dokumente të shtetit të Kosovës marrin edhe serbët.Përfaqësuesi i Zyrës për Komunitete në fshatin Bistricë, ku institucionet legjitime të Kosovës në tetorin e vitit të kaluar kanë hapur zyrën për regjistrimin civil, ka deklaruar në shtypin e sotëm të Prishtinës se deri tani 280 qytetarë shqiptarë dhe 20 serbë kanë marrë letërnjoftime, ndërsa nga rreth 50 pasaporta të lëshuara, katër janë për pjesëtarë të komunitetit serb.
Pas zgjedhjeve lokale ilegale të majit të vitit të kaluar të organizuara nga Beogradi në Kosovë, raportet e tri fshtarave shqiptare me administruesit e komunës së Leposaviçit u bllokuan. “Si të tillë ata janë ilegalë dhe nuk kemi kurrëfarë raportesh me ta, prandaj për ta kapërcyer këtë situatë është dashur të gjendet një zgjidhje që banorët të mos mbeten peng i kësaj gjendjeje. Në këtë drejtim hapja e zyrës për regjistrim civil paraqet një ndihmë shumë të madhe”, deklaroi Haki Imeri, përfaqësuesi i Zyrës për Komunitete në Bistricë. Zyrat e Republikës së Kosovës për regjistrim civil funksionojnë edhe në fshatrat shqiptare të dy komunave të tjera veriore, Zveçan dhe Zubin Potok.