E Shtunë, 31 Tetor 2026

Santorum fiton Minesotan, Koloradon dhe Misurin

Korrespondentët e “BBC”-së thonë se hat-tricku i Santorumit i ka shkaktuar mërzi të madhe kryesuesit Romni, i cili është përpjekur të lidhet me bazën konservatore të partisë.

Santorum tha para mbështetësve se kjo ishte një fitore e madhe për të “ndërtimin e lëvizjes konservatore në vend”.

Me 88% të votave të numëruara në Minesota, Santorum ka fituar 45% të votave, Ron Paul 27% dhe Romni 17%.
Në Misuri, Santorum fitoi 55.2 % të votave, Romni 25.3 % dhe Paul 12.2%.
Në Kolorado Santorum fitoi 40.2 % të votave, Romni 35%.

Fituesi i garës mes republikanëve do të ketë mundësinë të përballet me Obamën në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në SHBA në fillim të nëntorit./Start/

                                                                                             2012-02-08 09:32
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›