E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, dhjetëra të vdekur nga bombardimet në Homs

Aktivistët thonë se më shumë se 40 persona kanë humbur jetën si rezultat e bombardimeve të reja, por kjo është e vështirë të verifikohet.

Sulmet vijnë një ditë pasi Presidenti Bashar Al-Asad i premtoi ministri rus të Punëve të Jashtme se ai do t’i jepte fund dhunës dhe do të niste dialogun.

Rusia dhe Kina bllokuan një projektrezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Projektrezoluta e propozuar nga Liga Arabe parashikonte presion ndaj Presidentit Bashar Al-Asad për të transferuar pushtetin tek zëvendësi i tij./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-08 09:43
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›