E Shtunë, 31 Tetor 2026

Santos, një inxhinier "frikëson" gjermanët

TIRANE-Inxhinieri Fernando Santos kërkon të nxjerrë jashtë Europianit Gjermaninë, në betejën e së premtes, duke llogaritur një plan të çuditshëm. Portugezi ka deklaruar se do të përdorë nocionet e energjisë kinetike dhe bioenergjisë si ndihmë në këtë përballje historike.

Ai ka studiuar mënyrën sesi të bllokojë gjermanët në mesfushë, duke frenuar topat për sulmuesin Mario Gomez. Nocione të çuditshme, por grekët duket se besojnë shumë tek aftësitë e inxhinierit portugez. Fernando Santos është tashmë një mit në vendin helen, ku ka fituar 4 herë radhazi titullin e trajnerit të vitit nën drejtimin e AEK-ut të Selanikut dhe PAOK-ut. Dikur ai ka qenë një punëtor hoteli në Estoril, madje pronari i atij hoteli edhe sot kërkon ta rikthejë në punë nëse Santos lodhet si trajner.
Fernando Santos është një katolik i bindur, shkon në meshë çdo të dielë, bën donacione për Kishën dhe është promotor i një fushate kundër abortit. Madje, edhe skema e përdorur prej tij, 43-2-1, ka përmbajtje fetare, pasi lidhet me formën e pemës së Krishtlindjeve.

Në Greqi besojnë shumë tek aftësitë e portugezit, një person i qetë dhe shumë karizmatik, madje duke u krahasuar tashmë me famën e paraardhësit të tij Oto Rehagel.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›