Santosi JO të madhe Barcës

Barcelona nuk ka arritur marrëveshje me Neymar as në takimin e dytë të zhvilluar brenda pak ditësh.
Zyrtarët e Barcelonës janë takuar mbrëmë në Sao Paolo ku kanë dalur pa asnjë marrëveshje nga ky takim. Edhe kësaj radhe ka qenë oferta e ulët e Barcelonës ajo që nuk i ka joshur brazilianët. Barcelona thuhet se ka ofruar 20 milion euro plus bonuse për Santosin, për blerjen e Neymar.
Zyrtarët e skuadrës i kanë thënë një JO të madhe katalonasve duke thënë se në adresë të tyre ka oferta shumë më joshëse për Neymar./indeksonline/