E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanxhaku e Fana, avokatet e Nanos e Berishes ne vite

Per postin e anetareve ne Gjykates se Larte kane aplikuar dhe emra shume te degjuar per “ndihmen” qe i kane dhene lidereve te disa forcave politike. Nder to permendet Neshat Fana. Ne CV e tij eshte shkruar se per 11 vjet ka punuar ne organin e prokurorise dhe aktualisht ushtron profesionin e avokatit. Por Fana eshte njohur ndryshe dhe si avokat i Kryeministrit Sali Berisha. Ne te njejten liste ndodhet dhe Perparim Sanxhaku. Po keshtu dhe ky i njohur si avokat i ish-kryeministrit Fatos Nano. Ne CV e tij per te kandiduar per postin e anetarit te Gjykates se Larte eshte shenuar se prej nente vitesh ka punuar si specialist ne Hetuesine e Pergjithshme, ushtron profesionin e avokatit prej nje periudhe kohore 14-vjecare dhe ka qene zv/minister i Drejtesise dhe ish-anetar i Keshillit te Larte te Drejtesise. Tashme te dy konkurrojne per vendet vakante krijuara prej muajsh ne Gjykaten e Larte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›