Topalli i “heq” veshin Topit, jo gjykates politike
Premiera e filmit dokumentar “Gjembat e flakeve dhembin”, mbi gjenocidin dhe terrorin komunist, bashkoi dje Presidentin Bamir Topi dhe Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Shtrengimi i duarve para premieres, zbuti disi marredheniet pothuajse te ngrira mes dy krereve te institucioneve, qe prej rrezimit ne Kuvend te pese kandidaturave qe Topi dorezoi per anetare te Gjykates se Larte. Si per te mos prishur “harmonine” e krijuar ne salle, kreu i shtetit refuzoi te jape komente pas filmit mbi dekretet e reja, qe do te sjelle ne Kuvend, per te plotesuar vendet vakante ne Gjykate. Kreu i shtetit nuk iu pergjigj pyetjes se gazetareve per krizen institucionale. “Ne pasazhet e fundit te ketij filmi, mjaft interesant ishte shprehja “per nje cast te heshtim ne dhe te flasin ata”, u pergjigj Topi interesit te medies. Duke preferuar keshtu te heshte per ceshtjen me te debatueshme qe shkaktuan dhe krizen institucionale, dekretet per anetare te institucioneve kushtetuese. Por, nga ana tjeter, Presidenti Topi nuk la pa kritikuar forcat politike, pse jo edhe pushtetin per moszgjidhjen ende te problemit te te persekutuarve politike. “Gati njezet vjet demokraci ka shume demagogji dhe, per fat te keq, nuk ka veprime konkrete”, reagoi Topi. Lidhur me kete ceshtje, Kryetarja e Kuvendit, Topalli, ritheksoi edhe njehere se do te shqyrtoje sa me shpejt ne Kuvend projektligjin per hapjen e dosjeve te gjithe ish- bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit. “Ne nuk mund te lejojme me qe ne institucionet kryesore te shtetit shqiptar; ne Prokurori, ne Presidence, ne Parlament, ne Qeveri, ne Gjykate te Larte, ne Gjykate Kushtetuese dhe ne institucione te tjera te kemi njerez, te cilet kane marre pjese ne gjyqe politike dhe qe kane kontribuar ne ate qe ka qene gjeja me e tmerrshme, qe ishte sigurimi i shtetit, i drejtuar nga Enver Hoxha”, tha Topalli. Sipas saj, shoqeria shqiptare duhet t’i drejtohet pajtimit, dhe pajtimi behet vetem duke denuar keto krime. Pajtimi behet vetem duke hapur te gjitha arkivat. “Qytetaret shqiptare duhet te dine se cfare ka ndodhur”, vijoi Kryetarja. Topalli theksoi se ka ende shume per te bere me kete kategori. Madje, ajo siguroi se personalisht do te jete ne mbeshtetje te cdo iniciative qe con ne denimin e sistemit komunist dhe ne pajtimin e shoqerise shqiptare. “Shoqeria shqiptare nuk mund te jete e drejte, pa mbyllur kete kapitull te shemtuar, dhe ky kapitull i shemtuar mbyllet vetem duke denuar krimet e komunizmit”, ritheksoi Kryetarja. Ne Komisionin parlamentar te Ligjeve ka nisur puna me shqyrtimin e tre projektligjeve per pastertine e figurave. Ligjvenesit do te shkrijne tre projektet e hartuara nga PD, PS dhe PDK ne nje te vetem, per te dale me nje draft konsensual. Rozeta Rapushi