E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarajevë: Angelina Jolie takohet me zyrtarët e lartë të Bosnjës

Sarajevë, 21 gusht - Aktorja e njohur e Holivudit, Angelina Jolie, që njëherësh është edhe ambasadore e vullnetit të mirë e UNHCR-së, është takuar sot në Sarajevë me kryesuesin e Kryesisë së Bosnjë Hercegovinës, Haris Silajxhiq, dhe me anëtarin e kësaj kryesie, Zhelko Komshiq.

Në takime është biseduar për kthimin e refugjatëve, ndërsa zonja Jolie ka treguar interesim për përparimin e kthimit të qëndrueshëm.

Angelina Jolie mbrëmë papritur arriti në Sarajevë, së bashku me dy fëmijët e saj dhe me 10 roje personale.

Detajet e vizitës së saj në Bosnjë Hercegovinë po mbahen në fshehtësi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›