E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arinjtë si rojtarë të drogës

Otavë, 21 gusht - Kultivuesit e marihuanës në Kanada treguan se me këtë biznes jolegal mund të udhëhiqet edhe në një mënyrë pak më ndryshe. Në vend që bimën e ndaluar ta mbjellin në fushat e dendura të izoluara me kullota të ndryshme, apo të rrethuar me rrethoja, ose që në prona të tilla të lëshohen qenë të rrezikshëm, dy kanadezë u kujtuan që ta shfrytëzojnë ikonën nacionale të vendit të tyre. Për t’i mbajtur larg fqinjët kureshtarë, ata nëpër narko plantazhin e tyre me rreth 1 000 fidanë marihuanë i lanë të shëtisin 10  arinj të mëdhenj të murrmë. Megjithatë, policia arriti ta zbulojë fshehtësinë që funksiononte sipas proverbit popullor, frika i ruan vreshtat.
“Shikoni ... pasi në rrethinë u përhap lajmi se nëpër vendin tuaj po sorollaten shumë arinj, nuk besoj se dikush do të guxonte t’u afrohej”, tha Fred Mansfeld, përfaqësues i policisë, transmeton Alasat-M.
Dy kanadezët e arrestuar janë një burrë dhe një grua. Ata do të akuzohen për prodhimin ilegal të drogës. Megjithatë në mbrojtjen e tyre ata tash më pohojnë se marihuanën e kanë kultivuar që të sigurojnë më shumë mjete me të cilat do t’u blinin ushqim arinjve të tyre. Kkëta narko rojtarë jo të rëndomtë u treguan se nuk janë edhe aq të egër. Madje ata u treguan të butë, ndaj policët bënë edhe disa foto.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›