Pakujdesia vret 72-vjeçaren

Tiranë, 21 gusht - Një e moshuar është aksidentuar për vdekje nga një betoniere paraditen e sotme në bulevardin Zhan Dark në Tiranë. NEWS 24, duke iu referuar policisë, bëri të ditur se rreth orës 10:00 të së shtunës, gruaja ka qenë duke kaluar nga njëra anë në anën tjetër të rrugës në bulevardin Zhan D’Ark, në afërsi të urës së Tabakëve, kur është përplasur nga automjeti i rëndë.
Gruaja (e cila me vonë u identifikua si Frosina Baboci, 72 vjeçe) ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit me targë TR 9810 J, Laurent Doko dhe po e merr në pyetje për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.