E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarajevë, nis Festivali Ndërkombëtar i Filmit

Në festival do të paraqiten 201 filma, ndërsa nëntë nga ata do të konkurojnë për çmimin "Zemra e Sarajevës". Ky është viti i tretë që çmimin e sponsorizon Këshilli i Evropës, si pjesë e misionit të tij për popullarizimin e krijimtarisë dhe kulturës së Evropës.

Pritet që festivalin ta shohin më shumë se 100 mijë spektatorë, ndërsa shumica e filmave do të shfaqen nëpër kinema të hapura me tre mijë vende. I ftuar special i festivalit është aktori amerikan Morgan Freeman. Festivali i Sarajevës është festivali më i madh i filmit në Ballkan dhe njëri nga më të mëdhenjtë në Evropë. Ai u themelua në vitin 1995.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›