E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Kuvendi mbështet solemnisht vendimin e GJND-së

Duke përfituar nga rasti, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i bëri thirrje Serbisë të krijojë marrëdhënie të mira me Kosovën. Më tej Krasniqi kërkoi njohjen e shtetit të ri nga ata vende që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë, duke pasur një arsye më tepër pas vendimit të djeshëm të GJND-së pro pavarësisë.

Kreu i Kuventit kosovar theksoi nevojën e intensifikimit të veprimeve nga ana e institucioneve të vendit në raport me shtetet e Bashkimit Evropian të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›