Saranda arrin 500 mijë turistë, objektivin e tërë vitit
30/08/2010 SARANDË - Ende pa u mbyllur plotësisht muaji gushti i kësaj vere, Saranda prek gjysmë milioni turistë. Aristotrel Bita, drejtori i turizmit pranë Bashkisë së Sarandës, thotë se rritja turistike e Sarandës ka ardhur si një tendencë e pandalshme.
Sipas tij, nga viti në vit ka ardhur duke u rritur numri i turistëve të huaj, nga diaspora dhe atyre vendas, që zgjedhin qytetin e Sarandës. “Rreth 1.7 milionë regjistron Saranda në pesë vitet e fundit nga 80 mijë në vitin 2005, ndërsa sivjet janë regjistruar mbi 500 mijë turistë”, thotë Bita, duke shtuar se publiciteti që u bëhet aseteve turistike të qytetit, aplikimi i paketave promocionale për turizmin e Sarandës etj., vlerësohen ndër sekretet e rritjes së numrit të vizitorëve, e ardhur nga një rritje cilësore e punës së specializuar në këtë fushë. Bita nënvizon se këtë vit dosja e promocionit është pasuruar edhe me hartën e qytetit, e cila shërben si një udhërrëfyes i saktë dhe i detajuar për çdo turist, vendas apo të huaj që vjen në Sarandë. Qyteti i Sarandës shtrihet përgjatë gjirit të detit Jon, deri aty ku derdhet lumi i Bistricës në det, me një gjatësi prej rreth 7,5 km. Qyteti po zgjerohet me ritme të shpejta në disa drejtime si, drejt Kanalit të Çukës, drejt kodrave mbi det, apo drejt ish-marinës ushtarake. Nën juridiksionin e bashkisë janë pesë lagje dhe tre fshatra: Gjashta, Metoqi dhe Shelegari. Në janar të vitit 2007 qyteti numëronte mbi 35.000 banorë dhe njihet si një zone me emigracion të madh. Jeta mesatare i kalon të 72 vjetët. Qyteti bregdetar ka një përbërje të larmishme etnike dhe krahinore. Saranda ka një klimë tipike mesdhetare. Saranda ka numrin më të lartë të ditëve me diell edhe në Evropë, afro 300 ditë.