Uji i pusit çon në deformime gjenetike tek brezat
30/08/2010 Fier, shefi i DSHP, Nuredin Kallashi: Në Myzeqe, uji i përdorshëm vetëm ai i Petovës
FIER- Puset e ujit të hapura në pothuajse çdo familje që ka banesë private në qytet dhe fshatrat e Fierit kanë rezultuar të rrezikshëm dhe të papërshtatshëm për t’u pirë. Specialisti i kësaj fushe dhe shefi i higjienës në Drejtorinë e Shëndetit Publik, Nuredin Kallashi, deklaron se pasojat e pirjes së këtij uji më të ashtuquajtur ‘fortësi mineralesh’ shkakton mutacione te brezat e ardhshëm. Kallashi vë theksin fortë tek fakti që, uji që del nga puset e shpuar në 50-60 metra thellësi janë të papijshëm dhe shumë te rrezikshëm.
Pasojat
“Pasojat në shëndetin e njerëzve janë mutacione ose anomali gjenetike, të cilat shfaqen në brezin pasardhës të atyre që e konsumojnë këtë ujë. Nëse tani u duket pa pasoja, këta qytetarë duhet ta dinë se fëmijët e tyre do të trashëgojnë mutacionet që sjellin anomali gjenetike’’. Kallashi u bën thirrje qytetarëve që hapin këto puse të mos i përdorin për të pirë ose të paktën të bëjnë analizat në DSHP. Megjithatë, Kallashi është i sigurt se vetëm një zonë në Myzeqe mund të ketë ujë të pijshëm në këtë thellësi dhe është fjala për zonën e Petovës. Ndërkaq të gjitha zonat e tjera që shtrihen në Myzeqe rezultojnë toka me bazë nënujore të kontaminuar, ndërsa ende nuk jepen versione se çfarë e ka kontaminuar tokën dhe ujin. “Të gjitha zonat e tjera në rrethin e Fierit nga analizat që kemi bërë nuk rezultojnë të kenë ujë të pijshëm. Në 20 analiza të bëra në zona të ndryshme vetëm zona e Petovës rezulton të ketë ujë të pijshëm në thellësinë për të cilën po flasim. Myzeqeja është një zonë moçalore dhe nuk ka parametrat e duhur për të nxjerrë prej saj ujë të pijshëm në thellësi të tilla. Edhe në thellësi më të mëdha se kaq, përpara se uji të konsumohet për të pirë duhet të bëhen analizat laboratorike për të parë ngarkesën bakteriale dhe fortësinë e ujit”. Kallashi shton se uji i këtyre puseve jo vetëm që sjell pasoja dhe anomali gjenetike, por është shkaktari kryesor i helmimeve për të cilat shpesh ‘akuzohet’ ushqimi. “Rastet më të fundit në PishPoro dhe Vidhishtë ku u helmuan dhjetëra dasmorë, në të dyja ka pasur pus dhe uji i tij është përdorur për të larë ushqimet, për gatim apo edhe për të pirë. Megjithëse rezultati i analizave nuk ka dalë akoma unë jam i bindur se uji është shkak i këtyre helmimeve masive”, - thotë Kallashi. Ndërkohë ky i fundit kërkon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të bërë të gjitha analizat e ujit të nëntokës me qëllim që të ekzaminohet çdo ndotje e mundshme apo ngarkesë amoniaku.