Përdorimi i gazit në banesë/ Inspektorati Shtetëror Teknik: Shkoni vetëm në pikat e licensuara

Shumë familje përdorin gazin për të gatuar dhe për t’u ngrohur gjatë stinës së dimrit. Por në disa raste përdorimi i pakujdesshësh i bombulave të gazit ka çuar edhe në incidente.
Nga kontrollet e Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial gjatë këtij viti nuk janë konstatuar shkelje të kushteve teknike të tregtimit të bombulave të gazit nga subjektet tregtare me shumicë dhe pakicë.
Sipas drejtorit të inspektimit të pajisjeve nën presion, Meriljan Kurtaj, rastet e incidenteve lidhen me pakujdesitë në përdorimin e tyre.
“Zbatohet me përpikmëri pjesa teknike tek pjesa e tregtimit, ndërkohë që po ashtu vihet re të theksuar ana në përdorimin e tyre. Është pothuajse e pamundur që një bombul e kolauduar dhe e marrë tek një pikë tregtimi e licensuar të jetë shkak i aksidentit”, tha Kurtaj.
Nga ana tjetër përdoruesit familjarë jo gjithmonë i mbushin bombulat në pikat e licesuara.
Ka edhe nga ta që kanë hequr dorë nga përdorimi i gazit në ambjetet familjare.
Ndërkohë të gjitha ambjentet tregtare që përdorin gazin duhen të jenë të pajisura me detektorë.
Gazetare: Albana Agolli
/rtsh.al/